Politika 16 October 2025, 21:31 Nga VNA

Bardhi akuzon Presidentin Begaj për korrupsion dhe pasuri të pajustifikuar: “Do të bëjmë kallëzim penal”

Ndaje në Whatsapp
Bardhi akuzon Presidentin Begaj për korrupsion dhe pasuri të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e cilësuar atë si “modelin e preferuar nga Edi Rama për institucionet shtetërore – një njeri që kontrollohet dhe korruptohet”.

Sipas Bardhit, pasuria e Presidentit Begaj është e dyshimtë dhe do të bëhet objekt i një kallëzimi penal.

“Presidenti është i vetmi njeri në glob që i blen vëllai shtëpi me para të fituara në emigracion, ndërsa mamaja dhe babai ia shesin një tjetër për vetëm 2 milion lekë të vjetra. Duke punuar në ushtri ka privatizuar prona të ushtrisë pa asnjë kundërshpërblim”, deklaroi Bardhi.

Ai shtoi më tej se Presidenti Begaj është aktualisht “duke ndërtuar 3 vila”, duke theksuar se opozita ka mbledhur informacione dhe prova për këto çështje.

“Të gjitha këto janë histori për të cilat do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit”, u shpreh Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar tha se jane vënë në levizje duke kërkuar shkarkimin e Begajt

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme