Politika 14 June 2026, 15:24 Nga VNA

“Shqipëria e Re” dhe hija e “Francës së Re”: Sa ngjajnë dhe ku dallojne sloganet 

Ndaje në Whatsapp
“Shqipëria e Re” dhe hija e “Francës së

Mes parullave që po shfaqen në protestat e Tiranës është edhe slogani “Shqipëria e Re”, një formulë që kujton menjëherë “La Nouvelle France” (“Franca e Re”), sloganin e përdorur nga lideri i së majtës radikale franceze Jean-Luc Mélenchon. Ngjashmëria është e dukshme në gjuhën politike: të dyja flasin për nevojën e një shkëputjeje nga rendi ekzistues dhe ndërtimin e një realiteti të ri politik.

Por këtu mbarojnë ngjashmëritë. Mélenchon ishte dhe mbetet një figurë e së majtës radikale europiane, me një program që mbështetet te shteti social, rishpërndarja e pasurisë, taksimi i të pasurve dhe kritika ndaj kapitalizmit liberal. “Franca e Re” nuk ishte thjesht një slogan proteste, por një projekt i mirëfilltë politik që arriti të marrë afro 22 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale franceze.

Në Shqipëri, “Shqipëria e Re” po përdoret në një kontekst krejt tjetër. Protestat nuk kanë ende një identitet të qartë ideologjik të majtë apo të djathtë dhe mes pjesëmarrësve gjenden njerëz me bindje të ndryshme politike. Madje, thirrja më e dëgjuar është “Rama në burg, Berisha në burg”, një mesazh që synon të refuzojë të gjithë klasën politike të tranzicionit, jo të promovojë një program të caktuar ideologjik.

Kjo e bën krahasimin interesant: ndërsa “Franca e Re” ishte projekti i një lideri të së majtës radikale që kërkonte pushtetin përmes zgjedhjeve, “Shqipëria e Re” shfaqet si simbol i një pakënaqësie qytetare kundër establishmentit në tërësi. E përbashkëta është ideja e shkëputjes nga e vjetra; dallimi është se në Francë ajo kishte një drejtim ideologjik të qartë, ndërsa në Shqipëri mbetet ende një slogan pa një përkufizim politik të saktë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme