Politika 14 June 2026, 14:04 Nga VNA

Të gjithë flasin për protestën, Braçe ka një mesazh për Ramën: Qeverisni!

Ndaje në Whatsapp
Të gjithë flasin për protestën, Braçe ka një

Teksa vëmendja publike mbetet e përqendruar te protestat që prej ditësh po mbahen në Tiranë, deputeti socialist Erion Braçe ka zgjedhur t’i drejtohet jo protestuesve, por vetë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim të gjatë publik, Braçe thekson se protesta është një e drejtë legjitime dhe një element thelbësor i demokracisë, ndaj qeveria duhet të mësohet me të dhe ta pranojë si pjesë normale të jetës demokratike.

“Protesta nuk është qeverisje”, shkruan Braçe, duke shtuar se puna e qeverisë nuk është të ankohet për protestat apo të merret me to, por të qeverisë vendin.

“Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qeveria është për të qeverisur! Qeverisni! Këtë bëni, qeverisni!”, shprehet deputeti socialist.

Braçe rendit më pas një sërë sfidash që sipas tij kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të qeverisë, duke nisur nga përgatitja për sezonin e verës, rreziku i zjarreve, ndikimi i temperaturave të larta në shëndetin publik, furnizimi me ujë, mbrojtja e punëtorëve dhe menaxhimi i sezonit turistik.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin se deri në fund të muajit maj shteti ka mbledhur më shumë të ardhura, por ka shpenzuar më pak nga sa ishte planifikuar, duke argumentuar se këto para duhet të kthehen në investime dhe shërbime për qytetarët.

Deputeti socialist përmend edhe disa premtime që sipas tij ende nuk janë realizuar, si mbështetja për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe, skema për fëmijët e porsalindur dhe zgjatja e lejes së lindjes.

Në fund të reagimit, Braçe përsërit se protestuesit po ushtrojnë një të drejtë demokratike, ndërsa përgjegjësia e qeverisë është krejt tjetër.

“Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre. Puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë. Nëse nuk e bën, kot që rri”, përfundon ai.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme