Politika 30 October 2025, 21:41 Nga VNA

"U shfaq në tarracën e Kryeministrisë në 21 Janar!"/ Klodiana Lala zbulon pse u thirr Lulzim Basha në SPAK

Ndaje në Whatsapp
"U shfaq në tarracën e Kryeministrisë në 21

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se Lulzim Basha u thorr sot në SPAK lidhur për hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të 21 Janarit. 

Sipas gazetares, ka disa momente kyç që mund të sjellin zbardhjen e ngjarjes. Lala tha se Basha si Ministër i Bredshëm, është thirrur për të dhënë sqarime. 

"Lulzim Basha iu përgjigj fletëthirrjes së firmosur nga prokurori Alfred Shehu. Është regjistruar procedim penal për katër vrasjet e protestuesve në 21 janar. SPAK po heton për disa vepra penale. E veja e Aleks Nikës, iu drejtua SPAK dhe kërkoi hetim të zurtarëve që sipas saj janë përfshirë në vrasjen e bashkëshortit.

Nëse ju kujtohet, gjatë procesit, u dënuan për vrasjen e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, me dënime qesharake. Vrasja e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës mbetën pa autor. E veja e Aleks Nikës iu drejtua SPAK. SPAK fillimisht pretendoi se nuk ka kompetencë dhe i takonte prokurorisë së Tiranës. Në vitin 2021, Gjykata e Lartë tha, që duhet ta hetonte SPAK.

Nga 2024, që u regjistrua procedim penal, janë pyetur një sërë funksionarësh, gardistë, ish gardistë, persona të tjerë. Basha u thirr si person që ka dijeni, pasi ka qenë Ministër i Brendshëm kur ka ndodhur ngjarja.

Nisur nga një informacion i publikuar nga Artan Hoha dhe xhaxhai i Aleks Nikës, janë disa komunikime në radio.

Në 21 Janar, një automjet tentoi të shkatërronte rrethimin e Kryeministrisë dhe u qëllua në drejtim të protestuesve. Zoti Basha shfaqet në tarracën e kryeministrisë. Është thirrur për të treguar dinamikën, kush është gjendur në godinë, nëse përveç Ndrea Prendit, nëse ka qenë zoti Berisha dhe kush është personi që ka dhënë urdhrin.

Zoti Matlija tha ka dy momente thelbësore. Nëse zbulohen të plota komunikiment në radio, aty verifikohet kush e dha urdhrin, pasi fillimisht u qëllua me plumba manovër, por në fund. Agim Llupo, qëllon me armë dhe Ndrea Prendi me pistoletën e tij.

Basha është thirrur për sqarime. Së pari, janë komunikimet, që kemi dëgjuar vetëm një pjesë prej tyre dhe e dyta, predha që u hoq nga koka e Aleks Nikës në Turqi. Autoritetet thanë fillimihst nuk kemi laborator dhe ekspert për të analizuar se nga ka dalë predha.

Me zhvillimet e fundit, është arritur në konkluzionin që ekspertët e huaj dhe bëhet fjalë për laborator të specializuar, do të bëhet kqyrje e re e predhës. Nëse do të vërtetohet se nga cila armë ka dalë, mund të kemi ndryshim të dinamikës së ngjarjes. Këto janë momentet kyçe.

Gjatë gjykimit të parë u kërkua ndihma e SHBA, për të rikthyer pamjet e serverit të kryeministrisë që rezultoi i fshirë. Në atë kohë u tha se nuk rikuperohen por tani me zhvillimet, mund të ketë mundësi të rikthehen", deklaroi Lala. 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme