Politika 31 October 2025, 10:46 Nga VNA

Presidenca kundërshton kompetencën e Gjykatës Kushtetuese, por GJK vendos të vijojë me shqyrtimin e dekretit, seanca vazhdon

Ndaje në Whatsapp
Presidenca kundërshton kompetencën e Gjykatës Kushtetuese, por

Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës paraqitën kërkesën që gjykata të shpallë moskompetencën për të shqyrtuar dekretin presidencial që caktoi datën e zgjedhjeve në Tiranë. Sipas tyre, ky dekret është një akt administrativ dhe nuk mund të jetë objekt kontrolli kushtetues.

“Kemi kërkuar që të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës për shfuqizimin e dekretit nr. 350, datë 01.10.2025 dhe të deklaroni në fillim të seancës moskompetencën, sepse nuk mund të shqyrtoni një akt administrativ siç është ky dekret. Zgjedhjet në Tiranë u penguan, duhet të rikthehet kushtetutshmëria dhe të shpallet moskompetenca për shqyrtimin e dekretit”, thanë përfaqësuesit e Presidencës.

Por pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese vendosi se ka kompetencë për të trajtuar edhe dekretin e Presidentit, duke argumentuar se ai përbën një hallkë vijuese të vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt dhe, për këtë arsye, hyn në juridiksionin e saj.

Ky vendim vjen pasi më herët, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve, GJK kishte pezulluar zbatimin e dekretit dhe konfirmuar paraprakisht kompetencën, vendim që sot u rikonfirmua pas dëgjimit të argumenteve të Presidencës.

Me rrëzimin e kërkesës për moskompetencë, gjykimi vijon me shqyrtimin në themel të pretendimeve të palëve në çështjen për shkarkimin e Veliajt dhe datën e zgjedhjeve në Tiranë.

Seanca është në zhvillim.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme