Kronika 14 June 2026, 15:34 Nga VNA

GJKKO lë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën; arrest shtëpie për Jaupin, lirohet me garanci Gëzim Islami

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën, të arrestuar në kuadër të megaoperacionit të SPAK kundër dy grupeve të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Për Edmond Jaupin, GJKKO vendosi masën “arrest shtëpie”, ndërsa Gëzim Islami është liruar kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit dolën para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë. Seanca nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

Gjatë seancës, të pandehurit kundërshtuan akuzat e ngritura nga SPAK, duke pretenduar se nuk kanë përdorur aplikacionin e koduar SKY ECC, mbi të cilin mbështetet një pjesë e rëndësishme e hetimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme