Politika 31 October 2025, 12:02 Nga VNA

Erion Veliaj flet pas 9-muajsh në izolim dhe mungesë në media: Vendimi i shkarkimit fyerje nga bashkëpunëtorët e mi

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj flet pas 9-muajsh në izolim dhe mungesë në media:
Erion Veliaj

Pas 9-muajsh izolim dhe largë daljeve të tij mediatike, kryebashkiaku Erion Veliaj shfrytëzoi foltoren në Gjykatën Kushtetuese për të folur për pretendimet dhe për të shprehur hallin që ka me drejtësinë. Veliaj e ka cilësuar vendimin e shkarkimit për “mungesë tre mujore në detyrë” si fyerjen më të rëndë të jetës që i ka ardhur nga bashkëpunëtorët e tij.

“Arsyeja për të më larguar për mungesë tre mujore në detyrë është fyerja më e rëndë e jetës sime, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, ata që më njohin më mirë se kushdo tjetër, dhe as nuk më njoftuan e as nuk më dëgjuan. Zoti i faltë, sepse nuk dinë çfarë bëjnë. Lutem për ta çdo natë,” u shpreh Veliaj.

Ai më tej nuk i kurseu fjalët propagandistike, duke thënë se personi i vetëm që mund të ankoheshte për mungesën e tij ishte nëna dhe familja, pasi, siç tha ai, “djalin e kanë takuar më shumë në burg se në liri.”

Veliaj gjithashtu tha se të shkonte në burgun e Durrësit nuk ishte zgjedhja e tij, por e atyre që donin ta shihnin pas hekurave dhe jo me lopatë në dorë.

“Mosprezenca ime nuk ishte zgjedhje. Nuk zgjodha të vetë-internohem në burgun e Durrësit, por më u imponua nga shteti. Ata donin të më shihnin me pranga në duar, e jo me lopatë në duar, siç më ka parë Tirana për një dekadë,” u shpreh ai.

Komunikimi i Veliajt ishte i pari pas kaq shumë vitesh, live dhe pa kaseta të përgatitura për mediat.

Ndërkoh, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në ditët në vijim nëse do të pranojë ankesën e Veliajt apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme