Kronika 20 October 2024, 14:19 Nga VNA

Plagosi policin me thikë, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Plagosi policin me thikë, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar të riun, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë një efektiv, pasi i kishin shkuar në banesë pas një denoncimi për dhunë në familje.

30-vjeçari me iniciale P.I, person me precedent kriminal kundërshtoi me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë njërin pre tyre.

I riu akuzohet për  veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër,  shtetasi P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi  pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve  hetimore të kryera  nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I., 30 vjeç, banues në Shkodër, për  veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme