Kronika 19 Tetor 2024, 09:06 Nga VNA

Mësuesi 68-vjeçar ndalohet për përndjekje dhe shantazh ndaj ish-nxënëses: Familja pretendon abuzim ndaj të miturës

Ndaje në Whatsapp
Mësuesi 68-vjeçar ndalohet për përndjekje dhe shantazh

Një 68-vjecar me profesion mësues është ndaluar nga policia e Durrësit nën dyshimet për përndjekje ndaj nxënëses së tij sot 20 vjece, të cilët e shantazhonte se do ti publikonte fotot nudo. VNA ka siguruar dosjen ku rrëfehet sesi mësuesi kishte krijuar një lidhje intime rreth 4 vite më parë, kur ajo ishte e mitur. Familja e vajzës ka pretenduar se ai ka kryer marrëdhënie me të pa dëshirën e saj, por mësuesi e ka mohuar. Prokuroria është duke kryer veprime lidhur me rastin.

 

Dosja e plotë

 

Z.S është paraqitur në policinë e Durrësit dhe ka denoncuar se vajza e saj G, 20 vjece përndiqej nga një mësues pikture. Sipas saj e bija është studente në vitin e tretë në Universitet dhe e punësuar në një market. Më 14 tetor vajza ka udhëtuar drejt Italisë për të qëndruar pak ditë tek tezja. Me të mbërritur në Shqipëri, Z.S ka deklaruar se është telefonuar nga e motra dhe është informuar se G., që nga mosha 16-vjeçare është ngacmuar vazhdimisht dhe është përndjekur nga Gëzim T. “Vajza G.,  gjatë kohës që ka qënë në vitin e parë të shkollës së mesme profesionale ka vazhduar kurs pikture tek Gezim T., i cili organizonte kurse pikture privatisht gjatë orëve të pasdites. Pasi fola më motrën fola dhe me vajzën dhe më tha se Gëzim T., kishte një foto nudo të G., dhe me anë të kësaj foto Gezimi e kërcënonte duke i thënë se do ta publikonte”, thotë gruaja në dëshmi. Ajo tregon më tej se Gëzimi i kërkonte para për mospublikimin e fotos dhe e kërcënonte se do ti vriste vëllain.

Nëna e vajzës ka pretenduar se ai i thoshte të bijës që nëse do të shkonte në polici, nuk do ti bënte asnjë dëm, për shkak se ai kishte miq në polici. “Kërcënimet dhe përndjekja që ka ushtruar Gëzim T., ndaj vajzës e kanë bërë vajzën që nga frika e tij ajo të largohet në Itali”, rrëfehet nëna e 20-vjecares. Sipas saj, Gëzim T., i kishte thënë të bijës së nuk do të linte ta fejohesh apo martohesh, se “mua do më kesh gjithmon mbrapa ku do që të shkosh”.

Gruaja pretendon se e bija është detyruar me forcë nga Gëzim T., që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, gjatë kohës që vajza ishte në gjimnaz. Daja i vajzës ka treguar se nga mbesa e tij ka siguruar prova që Gëzim T., e kërcënonte. Vajza e kishte regjistruar atë rreth 16 minuta, ku në këtë bisedë me zë dëgjohet Gezim T., duke i thënë ”ke gjetur një kamarier dhe do më lësh mua, si me le ti mua kështu , unë do të jem gjatë gjithë kohes mbrapa teje”. Sipas dajës së vajzës ai i thotë më tej G, se ka një foto të stampuar dhe se i ka kërkuar para me qëllim që ta mbyllnin historinë.

Vetë Gëzim T., ka deklaruar se G., e ka pasur nxënëse dhe gjatë dy viteve të fundit i ka dhënë para dhe se ajo i ka në total 150 mijë lekë borxh.

Ai ka pretenduar se e ka takuar G., për ti kërkuar borxhin dhe e kuptoi se ajo po e regjistronte. Gëzim T., ka pretenduar se nuk ka patur lidhje intime me bazë. Por, bashkëshortja e mësuesit iu tha hetuesve, se i shoqi ka patur lidhje intime me G., dhe këtë e ka zbuluar nga bisedat e zhvilluara mes tyre. ”Unë kam kontrolluar telefonin e Gëzimit dhe kam lexuar bisedat që kanë bërë Gezimi dhe G., në ëatsapp. Nga leximi i bisedave kam kuptuar se ata të dy kanë lidhje intime”, tregon ajo. Sipas gruas së mësuesit nga bisedat duket se marrëdhënie mes tyre ka qenë me mirëkuptimin e të dyja palëve.

Ajo thotë se e pyeti bashkëshortin për lidhjen me G., por se ai i është përgjigjyr se “G., e kam si fëmijën tim”.

“Unë nuk e kam vazhduar më këtë diskutim pasi ne jemi gjyshër Gëzimi është afër të 70tave dhe nuk kam dashur që këtë lidhje ta merrte vesh familja jonë dhe fëmijët, nuk doja ta merrte vesh djali jonë dhe vajza jonë”, thotë gruaja. Ajo pretendon se familja e vajzës e ka akuzuar se e ka kërcënuar dhe e ka përndjekur, por këto pretendime sipas saj nuk janë aspak të vertata pasi po të shikoni bisedat që Gezimi me Giselën kanë bërë në ëatsapp do të shikoni se bisedat janë normale pa kercenime pa sharje pa ofendime, biseda normale mes dy personave që kanë lidhje intime. Bazuar në këto të dhëna, policia ka bërë ndalimin e Gëzim T., për akuzën e përndjekjes dhe i kujton prokurorisë që të vlerësojë nëse duhet hetuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Video

Spanja ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas një aksidenti tragjik hekurudhor në jug të vendit, ku të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përplasjen midis dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit në provincën e Kordobës.  Aksidenti ndodhi të dielën mbrëma kur një tren që udhëtonte nga Málaga drejt Madridit doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që po lëvizte nga Madrid në Huelva. Përplasja shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve, ç’ka rezultoi në një ndër aksidentet më të rënda hekurudhore në Spanjë në dekadat e fundit.  Autoritetet raportojnë se shumë nga të plagosurit janë në spital, përfshirë disa në gjendje kritike, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe identifikimin e viktimave. 

Pas fitores historike të Senegalit në Africa Cup of Nations, ku ata mundën Marokun 1–0 në finalen e turneut me golin vendimtar të Pape Gueye, rrugët e lagjes Barbès në Paris u mbushën me festime dhe gëzim. Banorët dhe tifozët senegalez u mblodhën në rrugë, duke brohoritur, vallëzuar dhe ndezur fishekzjarrë për të shprehur krenarinë dhe entuziazmin e tyre.

Shqipëria 2026, ikin dritat në stadium, ndërpritet ndeshja Dinamo -Vllaznia Kjo është Shqipëria 2026. Në stadiumin "Air Albania" në Tiranë kanë ikur dritat, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes Dinamo- Vllaznia. Prej më shumë se 15 minutash, stadiumi ndodhet në errësirë, ndërkohë që pjesa e dytë e ndeshjes duhet të niste në 20:30, por dritat vijojnë akoma të fikura. Ndërkohë, lidhur me situatën në stadium, nuk është dhënë asnjë informacion dhe nuk dihet se kur mundë të vazhdojë ndeshja.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli kundërshton vendosjen e trupave turke ose të Katarit në Rripin e Gazës dhe nuk pajtohet me Shtetet e Bashkuara për mënyrën e qeverisjes së ardhshme të enklavës. Ai kritikoi formimin e një komiteti ekzekutiv nën kujdesin e Presidentit amerikan Donald Trump, ku përfshihen edhe përfaqësues të Turqisë dhe Katarit, duke theksuar se ky vendim nuk është koordinuar me Izraelin dhe bie ndesh me politikën e tij. Izraeli ka shprehur prej kohësh kundërshtimin ndaj përfshirjes së Turqisë në Gazën e pasluftës, veçanërisht pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Ndërkohë, SHBA-të kanë njoftuar se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fazën e dytë, e cila përfshin çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi, përbërja e së cilës ende nuk është përcaktuar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme