Kronika 17 Tetor 2024, 22:47 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala tregon hetimet e bujshme të SPAK para zgjedhjeve: Ja pse po vonojnë

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala tregon hetimet e bujshme të SPAK para zgjedhjeve:

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua disa nga çështjet më të rëndësishme që po heton aktualisht në SPAK. Ajo theksoi se prokuroria po fokusohet në dy drejtime kryesore: krimin e organizuar dhe korrupsionin, sidomos në nivele të larta.

Lala përmendi se për zbërthimin e aplikacioneve të koduara, SPAK ka pasur disa suksese. Ajo theksoi se prokuroria ka një numër të konsiderueshëm dosjesh lidhur me korrupsionin, por pritshmëritë kanë qenë më të larta. Raste si ato të Berishës, Beqes dhe Ahmetajt janë tashmë publike.

"Ajo që di është se prokuroria e posaçme, po heton në dy drejtime kryesore, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sigurisht bëhet fjalë për korrupsion në nivele të larta. Për zbërthimin e aplikacioneve të koduara, kanë patur një farë suksesi. Në Shqipëri ka nisur vonë, informacionet e para kanë ardhur jo më shumë se një vit më parë. Në lidhje me korrupsionin prokuroria ka një numër të konsiderueshme dosjesh. Pritshmëria ka qenë shumë më e lartë. Në një vit e gjysmë, kemi hapa domethënës. Rasti Berisha, Beqja, Ahmetaj, janë publike” – u shpreh Lala.

Gazetarja Lala përmendi hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilat kanë hasur vonesa për shkak të kërkesave për letër-porosi jashtë vendit. Po ashtu, ajo theksoi hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përqendrohet në pasurinë e tij. Më tej ajo përmendi çështjen e ministres Xhaçka, duke e cilësuar atë si kontroverse.

“Për momentin janë dy çështje kryesore, njëra me Metën dhe Kryemadhin. Kjo cështje ka vonuar, për shkak të disa kërkesave për letër-porosi jashtë vendit, historikisht në të gjithë vendet europiane, zgjasin. Së dyti kryetari i Bashkisë së Tiraëns, Veliaj, ku është fokusuar hetimi pasuror. Me sa po kuptoj e vetmja mundësi që SPAK mund ta mbërthejë është hetimi pasuror. Ka hetim shumë të detajuar, i ngjashëm me hetimin e zotit Ahmetaj. Nuk pati detaje për inceneratorët, por mënyra se si dyshohej se kishte bashkëpunuar, SPAK e akuzoi se kishte përfituar rryshfet. E njëjta praktikë po ndiqet edhe për zotin Veliaj, Po hetohet rrethi i tij familjar. Pastaj është çështja Xhaçka. Mandati i saj është në pikëpyetje, është çështje kontroverse, sepse është në burg ish kryetari i Himarës, pastaj pëfituesi i pronës, bashkëshorti i Xhaçkës nuk është prekur" - tha Lala.

 

 

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme