Kronika 17 October 2024, 09:48 Nga VNA

Botoxi kontrabandë/ Zbardhen emrat e klinikave në paligjshmëri

Ndaje në Whatsapp
Botoxi kontrabandë/ Zbardhen emrat e klinikave në paligjshmëri

Një hetim i nisur në muajin Maj të këtij viti ka zbuluar në dhjetra klinika estetike në Tiranë aplikonin botoks, kryesisht për gratë e vajzat, produkt që hyn kontrabandë në vendin tonë dhe që sic rezulton nga hetimet shpesh edhe në cilësi të dobët që mund të shkaktojë dëme në shëndet.

Por një informacion i ditëve të fundit, lidhur me kompaninë Capo –Al ka bërë që prokuroria të kërkojë miratimin në gjykatë për kontrollin e 30 qendrave estetike dhe disa magazina doganore dhe automjete, kontroll gjatë të cilit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme botoksi të sjella nga Koreja e Jugut apo Turqia.

Pronari i Capo-Al Mildon Kumaraku, që rezulton furnizuesi kryesore me botoks i klinikave estetike, është vënë në pranga bashkë bashkë me dy të tjerë, ndërsa në kërkim është shpallur Skerdi Faria, mjek i Keit, i cili shpesh është shfaqur në ekranet shqiptare.

Kontroll u ushtrua dhe në klinikën e mjekes Senera Hoxha, e cila në 2021 ishte kandidate për deputetet e qarkut Tiranë nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, por sic thonë burimet pavarësisht se kishte informacion se aplikohej botoks në ambjentet e qendrës së saj estetike nuk iu gjetën flakonë në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Detajet e dosjes hetimore

Me informacionin e datës 14 tetor 2024, oficerët e policisë gjyqësore pranë POlicisë së Shtetit kanë informuar se nga burime konfidenciale janë vënë në dijeni të faktit se Mildon Kumaraku, pronar i subjektit “Capo-Al” është një ndër tregtaret kryesor të shitjes së botox në Shqipëri. Nga verefikimet në sistemin TIMS rezulton qe Kumaraku të ketë hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani I Hotit më datë 9 tetor 2024. Me mjetin me targa AA06xXM. Sipas informacionit rezulton se bashkëshortja V.Kumaraku shpërndan në qytetin e Tiranës produktin botox, të cilin e mban me tërmusa në bagazhin e makinës që përdor për shpërdarjen e produktit.

Subjekti “Capo-Al” me administrator dhe pronar Mildon Kumarakun, sipas hetimeve rezulton se është një nga furnizuesit dhe shpërndarësit kryesore të produktit botoks. Ky subjekt, rezulton se kryen rreth 10-12 zhdoganime ne muaj dhe brenda doganës në Vorë posedon një magazinë të tijën, ku mban produktet, të cilat i importon nga Koreja e Jugut dhe i shpërndan në Shqipëri. Vec produkteve të lejuara që janë mallra industrial, farmaceutikë, shtesa ushqimore, artikuj kozmetikë, etj, shpërndan dhe botoks që nuk lejohet.

Nga burimet – thuhet në vendimin e gjykatës- është mësuar se subjekti Doctors Hospital, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve mjekësore, ambulatore jopublike, kirurgjike, plastike, etj është një një ndër tregtarët kryesore të shitjes së produktit botoks në Shqipëri.

Në vendimin, thuhet po ashtu se klinika estetike Luar Clinic, është mësuar se injekton pa qenë e specializuar për produktin botoks.

Nga burimet kofidenciale është mësuar si subjekti Senera Hoxha, e identifikuar nga instagrami me emrin Chimera Clinic, njihet si shitëse e produktit të botoks.

Kozeta Bakaj, shet botoks, të cilin e blen dhe importon nga Italia. Produktin kjo shtetase e shpërndan vetë në klinika të ndryshme, ose nëpërmjer një vajze, e identifikuar në rrjetin social instagram me emrin “elaa”, e cila prezantohet si menxhere e shitjes së produkteve të klinikës Cozzy Aesthetics.

Nisur nga fakti se ka dyshime të arsyeshme, se subjektet në ambjentet e ushtrimit të aktivitetit të tyre si dhe në ambjente të tjera të përshtatura për këtë qëllim (magazine doganore), banesa ose automjete mbajnë dhe tregtojnë në mënyrë të kundraligjshme botoks, shërbim i cilësuar kontrabandë në vendin tonë, pasi nuk ka asnjë kompani që ka certefikimin për tregtimin e këtij barni, lind e nevojshme, kryerja e kontrollit të këtyre ambjenteve, me qëllim gjetjen dhe më pas sekuestrimin e barnave kontrabandë që tregtohen/injektohen nga këto subjekte.

Para se të urdhërohej kontrolli, agjentja e infiltruar dhe që në dosje identifikohet me kodin 339 ka marrë kontakt dhe ka regjistruar bisedat në klinikat Glam House, Deas Aestetic Clinics, Better me, Arsi medical Clinic, Amra Medical, La Beauty, Begas Clinic, Allure Beauty clinic, Medical Hills Sëiss Aestetics, Onxy Derma Care, Keit dhe Bellisera.

Agjentët e policisë kanë evidentuar me adresa të sakta dhe që ushtrojnë aktivitetin e aplikimit me botoks, klinikat si më poshtë vijojnë: Ledi Smile, Era Medical Aestethics, Deas_Aesthetics_clinic, Amra Medical Aestethics, Aris Medical, Medart Clinic, Glam House, 3TM, Better Me, La beaute, Este Medical Group Albania 1, Bellisera, Allure Beauty Center, Allure Beaty, Keit, Derma Pure, Klinika kirurgjikale Austriake, Velvet Medical Cednter, Sante Plus Medicare Hospital, Derma Bless, La Perla Dermo Aestethics Center, Cozzy Aestethics.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme