Kronika 16 Tetor 2024, 14:03 Nga VNA

Botox kontrabandë/ Produktet me cilësi të dyshimtë, në kërkim Skerdi Faria dhe 2 të tjerë. Zbardhen detajet e hetimit

Ndaje në Whatsapp
Botox kontrabandë/ Produktet me cilësi të dyshimtë, në

Prokuroria e Tiranës urdhëroi kontrollin në 30 klinika dhe qendra estetike të cilat ofronin shërbim për aplikimin e bokstit kryesisht te vajzat dhe gratë, medikament mjekësor që hyn kontrabandë në vendin tonë, për shkak se nuk është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave si dhe asnjë kompani shqiptare nuk është licensuar për importin e tij.

Gjatë kontrollit në disa klinika dhe qendra u gjetën sasi botox kontrabandë dhe u arrestua Mildon Kumaraku, administrator i subjektit që furnizonte klinikat me botoks. Ai e kontrabandonte këtë bar nga Korea dhe e fuste në Shqipëri përmes doganës së Morinës.

Po ashtu u vunë në pranga 2 administratore klinikash estetike, ndërsa në kërkim policor u shpallën 3 të tjerë, përfshirë dhe mjekun e njohur Skerdilajd Faria.

VNA ka siguruar detaje të hetimit të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me prokurporinë e Tiranës.

Në dokumentat e gjykatës, e cila miratoi 30 urdhër kontrollet në qendra estetike thuhet se:

Botoxi i njohur si “botulinum toxin-A” shkurt botoksi është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohës ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave. Për vetë mënyrën si aplikohet direkt në nerv apo në muskul kërkon një mjek të specializuar.

“Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ajo që ndodh rëndom në vendin tonë,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, rezulton se ky shërbim kryhet në cdo ambjent, duke cuar në mashtrim të konsumatorit për produktin e paguar. Ky barn përvecse është i palejuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave gjen shtrirje të kalimit nëpërmjet pikave të ndryshme doganore”, thuhet ne vendim.

Nga hetimet ka rezulton se pikat e kalimit kufitar në Tinas dhe Morinë janë dy rrugët kryesore të kalimit të tij.

Nëpërmjet Morinës vjen një lloj botoksi i quajtur “Nabota” dhe ka origjinë koreane, ndërsa nga Rinas një tjetër lloj botoksi, i quajtur “Disport” dhe është prodhim turk.

Nga mënyra e trasportit ky barn mjekësor hyn në vendin tonë si cdo mall i zakonshëm, në një kohë që kushtet e trasportit duhet të jenë të përcaktuara qartë, pasi për shkak se ndikojnë drejtpërsëdrejti në organizmin e personave që e aplikojnë.

“Ky produkt mjekësor duhet të trasportohet në mënyrë të sigurt dhe në kushte friforiferike, gjë që nuk ndodh”, arsyeton gjykata.

Nga hetimet është provuar se deri më tani një nga trasportuesit kryesorë dhe i vetmi në tregun shqiptare për Banota është shoqëria “Kapo-Al” shpk, me administrator Mildon Kumaraku, i cili është arrestuar.

Në kuadër të hetimit, prokuirorika ka bërë kqyrje të disa faqeve onlinë të klinikave apo qendrave estetike që dyshohet se ofrojnë shërbimin për injektimin e botoksit te pacientët.

Për të provuar këtë fakt, prokuroria ka kryer edhe përgjime, ku klientë të ndryshëm përmes telefonit caktojnë datë dhe orë pë injektimin e botoksit.

Në një rast një nga klientet ka aplikuar full botoks të pjesa e syve dhe ballit kundrejt cmimit prej 100 euro. Gjatë bisedës vajza ka pyetur nëse mund të merrte ofertë, për shkak se për injektimin e botoksit ishin të interesuara dhe 3-4 vajza të tjera. Në rastin konkret subjekti, pra qendra estetike ka rënë dakord.

Prokuroria po ashtu ka infiltruar disa vajza të cilat janë paraqitur pranë klinikave apo qendrave estetike për të aplikuar botoks. Bisedat në këto raste janë të registruara.

Në një rast, njëra nga vajzat e infiltruara ka patur takim me mjeken për të aplikuar botoksin. Mjekja ka pranuar dhe e sqaron gjatë bisedat se ka disa marka dhe ajo që përdor Hemtoks. Mjekja shpjegon se jaë vetëm 3 klinika që e përdorin këtë markë pasi ka kosto të lartë.

Në një nga klinikat në takimin mes agjentët se infiltruar dhe mjekes që do ti injektonte botoksin gjatë bisedës mjekja i thotë se do t’i injektojë markën Naboten, i aprovuar sipas saj nga OSBE.

Në një rast tjetër mjekja thotë se materiali është i markës Dispor dhe kushton 250 euro, kurse baby botoks 150 euro.

Hetimet për këtë rast janë duke vijuar, pasi ka dyshime se shumë qendra estetike në të gjithë Shqipërië ofrojnë shërbimin e aplikimit të botoksit, në një kohë që ky medikament hyn kontrabandë në vendin tonë.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme