Kronika 15 October 2024, 18:06 Nga VNA

Botox kontrabandë/ Si po lulëzon sektori i bukurisë estetike me produkte kontrabandë dhe të pakontrolluara

Ndaje në Whatsapp
Botox kontrabandë/ Si po lulëzon sektori i bukurisë estetike me

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 6 po hetohen në gjendje të lirë psi dyshohet se fusnin botox kontrabandë në Shqipëri. Gjatë ditës u ushtrua kontroll ne 30 qendra estetike në të gjithë Tiranën.

Ndonëse vitet e fundit ka një përdorim në masë të produkteve të tilla nga konsumatorët shqiptarë, turizmi estetik është një tjetër degë fitimprurëse ku padyshim ndërhyrjet estetike kanë një zë të rëndësishëm. Fakt mbetet që pjesa më e madhe e turizmit shëndetësor në Shqipëri përqendrohet tek ndërhyrjet estetike, ku çmimet janë më të lira se në vendet e BE-së, por për cilësinë nuk flet askush. Kjo duket qartë edhe në aksionin e sotëm policor, ku, ndonëse ende nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme dhe me gjasë për klinika dhe qendra estetike që frekuentohen nga shqiptarë dhe të huaj. Botoksi mesa duket është bërë një produkt i lakmuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për europianët që nuk kanë mundësi ekonomike të trajtohen në vendet e tyre dhe zgjedhin Shqipërinë si vend ku zbukurimi kushton më lirë. Por ekziston rreziku që produktet e përdorura mund të jenë pakontrolluara dhe me pasoja për shëndetin e frekuentuesve të salloneve dhe klinikave të bukurisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme