Kronika 14 October 2024, 15:52 Nga VNA

Gjyqi ndaj biznesmenit kontrovers të naftës Rezart Taci. Nën akuzë për pastrim parash, GJKKO dëgjon 4 dëshmitarë

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi ndaj biznesmenit kontrovers të naftës Rezart Taci. Nën

Në Gjykatën e Posacme në procesin ndaj biznesmenit Rezart Tacit dëshmuan 4 persona.

 Ermal Hamzaj deklaroi se e njeh të pandehurin Taci dhe ka punuar me të që në kohën e ARMOS. Ai tha se është me profesion noter dhe për këtë arsye ka vijuar bashkëpunimin me të.

Dëshmitari tha se e ka bërë ai prokurën për Italianin Francesco Zummo, paratë e të cilit dyshohet se pastronte Taci.

"Më kujtohet prokura, sepse e kam përpiluar unë. Ne bëjmë gati prokurën dhe më pas e dergojmë në vendin ku është personi.

Në rastin konkret kam patur një kërkesë për të bërë një prokurë, e cila do të dërgohej në Itali për tu firmosur. Kam shkuar brenda ditës në Itali për t'i marrë firmat. Pagesat për urdhëtimin drejt Italisë i ka bërë bashkëshortja e Tacit", tha dëshmitari.

 

Ai shtoi se një person e priti në aeroport dhe e dërgoi të Zummo për ti marrë firmën për prokurën.

"Zumon e kam takuar 5 minuta, sa bëri leximin e prokurës e firmosi dhe u largua. Në aeroport me priti Fabio Petruzela shtoi.

Dëshmitari pranoi se Bledar Lilon dhe Artur Ballën i njeh dhe i k pasur koleg tek ARMO.

 

Denisa Dobi tha se është me profesion ekonomiste dhe ka punuar në kompanitë e Tacit.

"Bledar Lilo di qe ishte njeri i afërt i Tacit, ndërsa Balla kishte marrëdhënie të jashtme me kompaninë. Dëshmitarja tha se për Fabio Petruzelën se ka dëgjuar se i është kërkuar të bënte një rezervim në një hotel në Tiranë.

Dëshmia e saj u kundërshtua në disa pika nga SPAK.

 

Emiljano Gjika u shpreh se në  2021 ka qenë i punësuar në drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe ka dhënë konsulencë, si punë e dytë.

"Tek dy kullat tek bulevardin janë zyrat e Najda Tacit. Kam ofruar për të konsulencë.

"Kam hartuar marrëveshje huaje për shumën që do të merrej për të blerë naftë. Njëra palë ishte kompania EPC pala tjetër se di kush ishte. Dicka kam dëgjuar për  Honkong. Nuk di më shumë.  Nuk më dhanë dokumeta kompanie", tha dëshmitari.

Dokumenti tjeter ishte një dokukument që sipas deshmitarit e kërkoi italiani, Fabio Petruzela.

" Ishte me Artur Ballen. Ata më sollën dokumenta të gatshëm dhe une i kam punuar sipas kerkesave të tij. Mesa kuptova ishte ndermjetës financiar. E kuptova si dikush që kishte para dhe donte të investonte. Nuk jam paguar për dy draftet, e bëra për miqesi", theksoi dëshmitari.

 

Dëshmitari Elton Balliu deklaroi se është administrator i shoqërisë EPC Oil.

"Në 2009 kam nisur punë në kompanine e Tacit deri në 2011, më pas kam hapur kompaninë time. Keshilli i administrimit ne 2020-2022 kanë qenë edhe Artur Balla dhe Bledar Lilo. I kam kërkuar Rezartit të më gjente furnitor jashtë vendit sepse ai kishte njohje.

Kemi pas marrëveshje burrash, nuk e kemi bere me kontratë sepse i besonim njëri-tjetrit. Nga bilancet kam dalë me humbje dhe nuk i kam dhënë asnje pagesë", tha dëshmitari.

Për dy italianët Zumo dhe Petruzela tha se ka degjuar në media.

SPAK e akuzon Rezart Tacin biznesmenin kontrovers të naftës për pastrim të parave të mafias italiane. Më herët janë dënuar nga bashkëpunëtorët e tij Bledar Lilo e Artur Balla.

Shuma prej 18.3 mln euro është e sekuestruar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme