Kronika 15 October 2024, 09:34 Nga VNA

Hiqej si infermiere në kohën e covid/ Prokuroria shpall pretencën për sanitaren e dënuar me burg

Ndaje në Whatsapp
Hiqej si infermiere në kohën e covid/ Prokuroria shpall pretencën

Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për Tire Alldervishi, sanitaren, e cila u arrestua gjatë kohës së Covid 19.

Për gruan që identifikohet si Tirja e Sanatoriumit u kërkuar dënimi me 7 vite burgim për veprën penale të "mashtrimit" të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda. Për infermieret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj u kërkua dënimi me nga 6 vite burg secila.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre. Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjeter Rukije Hoxhaj.

Tirja u prezantohej si infermiere familjarëve të pacientëve në spitalin Shefqet Ndroqi dhe iu merrte para në këmbim të sherbimit që në fakt nuk e jepte.

Ajo u filmua nga vajza e një pacienteje, të cilës i mori 8 milion lekë duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19. Por pacientja ndërroi jetë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme