Kronika 14 October 2024, 20:25 Nga VNA

Vritet me thikë një 15-vjeçar në Shkodër  

Ndaje në Whatsapp
Vritet me thikë një 15-vjeçar në Shkodër  

Mësohet se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Në pyetje janë marrë dhe dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë. Autori është identifikuar dhe policia po kontrollon banesën e tij dhe zonën përreth me qëllim gjetjen dhe kapjen e tij.

Viktima është identifikuar si 15-vjeçari E.Gjoni, i cili nderroi jetë në spital si pasoje e plageve të marra.

Njoftimi i plocisë:

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme