Kronika 14 October 2024, 16:25 Nga VNA

Alarm për bombë në Ambasadën e Ukrainës në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Alarm për bombë në Ambasadën e Ukrainës në

Alarm për bombë në Ambasadën e Ukrainës në Tiranë. Sinjalizimi ka ardhur nga një e-mail në postën elektronike të Ambasadës. Më pas është njoftuar Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht Policia ka kërkuar daljen jashtë godinës së Ambasadës së gjithë trupit diplomatik dhe punonjësve. Forcat e shumta të policisë gjenden në terren. Teksa është rrethuar me perimetër të sigurisë nga Policia. Paraprakisht raportohet se nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme