Kronika 15 October 2024, 15:07 Nga VNA

Vrasja e Vajdin Lamajt, Gjykata e Posaçme pushon hetimet ndaj Luëzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Vajdin Lamajt, Gjykata e Posaçme pushon hetimet ndaj Luëzim
 

Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes penale ndaj Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishajt, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj. Në këtë ngjarje, ata implikoheshin nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reci. Bazuar në dëshminë e tij, ata janë aktualisht në gjykim për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005. Ndërkohë, për vrasjen e Vajdin Lamajt po gjykohen Emiljano Shullazi dhe pjesëtarë të grupit të tij kriminal.

Njoftimi

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 252/1/1, të vitit 2022 në ngarkim të personave nën hetim Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj, proceduar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve **** dhe ****, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 328 pika 1, shkronja dh) dhe 329, pika 3 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 116, datë 15.10.2024, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me nr. 116 regj.them, datë regjistrimi 23.09.2024. 2. Pushimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 252/1/1, të vitit 2022, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj personit në hetim Plaurent Dervishaj, hetuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve/viktimave **** dhe ****, pasi në referim të nenit 328, pika 1, shkronja dh) të K.Pr.Penale, nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën është hetuar. 3. Pushimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 252/1/1, të vitit 2022, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj personit në hetim Lulzim Berisha, hetuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve/viktimave **** dhe ****, pasi në referim të nenit 328, pika 1, shkronja dh) të K.Pr.Penale, nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën është hetuar. 4. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas parashikimeve të nenit 329/b, pika 6 dhe 329, pika 6 të K.Pr.Penale, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al Tiranë, më datë 15.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme