Kronika 15 October 2024, 18:14 Nga VNA

Konflikti me armë zjarri në Vorë, sherri nisi për pjesë këmbimi makinash

Ndaje në Whatsapp
Konflikti me armë zjarri në Vorë, sherri nisi për pjesë

Kanë dale detaje nga ngjarja e rëndë në Marikaj të Vorës, ku një person mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri.

Raportohet se sherri ka nisur në një servis për pjesë këmbimi makinash. I plagosuri me armë zjarri është shtetasi  Xhuliano Shkurti 25 vjeç.

Ky i fundit ka shkuar në servis dhe ka goditur me sende të forta vëllezërit Mara, të cilët kanë në pronësi një servis makinash.

Më pas njëri prej vëllezërve ka nxjerr pistoletën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme