Kronika 16 October 2024, 21:21 Nga VNA

Shkon në katër numri i emigrantëve që rikthehen në Itali nga kampi i Gjadrit

Ndaje në Whatsapp
Shkon në katër numri i emigrantëve që rikthehen në

Kanë shkuar në katër numri i emigrantëve që janë kthyer në Itali, pas mbërritjes mëngjesin e sotëm në kampin e Gjadrit në Shëngjin.

Sipas La Repubblica, Ministria e Brendshme italiane konfirmoi transferimin e dy emigrantëve të mitur drejt Italisë, por burime nga Shëngjini, konfirmuan dhe praninë e dy personave të tjerë që duhet të silleshin me shpejtësi në Itali, për arsye ende të paqarta.

“Nga qendra e parë e pritjes shqiptare ku kaluan gjithë ditën, dy fëmijët e parë  hipën në një varkë patrullimi që po i shoqëronte për në Libra. Dy djemtë u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës po monitorojnë procedurat që po zhvillohen në qendra. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin rreth gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm”, shkruan La Repubblica.

Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij italian në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.

Anija italiane me grupin e parë të 16 emigrantëve arriti në portin e Shëngjinit mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar fillimin e zbatimit të një plani të diskutueshëm për të përpunuar mijëra kërkesa për strehim jashtë Italisë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme