Kronika 17 October 2024, 16:41 Nga VNA

Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu pas seancës: Akti ekonomiko-ligjor absurd, nuk përcakton dëmin e shkaktuar nga ministri i kohës

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Gërdeci”, Fatmir Mediu pas seancës: Akti

Është zhvilluar sot seanca e radhës në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës tha se po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore.

Sipas tij, ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri.

“Prokurorët i kanë thënë eksperteve hidhni një gur ne lumë dhe ne e gjykata do nxjerrim gurin. Ky akt nuk ka përcaktuar se kush janë raportet dhe përgjegjësitë e ministrit, madje kanë deklaruar se nuk ka asnjë dëm ekonomik të shkaktuar nga ministri. Ne këto municione i digjnim në Mjekës me financim të NATO-s që në total shkonte 10 mln euro. Kishim dy alternativa, ose ti digjnim ose ti demontonim me një teknologji që ishte rezultative.

Është e provuar në Poliçan nuk është bërë demontim të fishekëve as para as pas Gërdecit. Shteti me partnerët kanë investuar 8 mln dollar Pretendimi është sipas ekspertëve që shefi i shtabit nuk kishte në dijeni që bëhej transporti i municioneve” - tha Mediu.

Disa ditë me parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme