Kronika 18 Tetor 2024, 15:05 Nga VNA

Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës, dëshmon i vëllai

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës, dëshmon i vëllai

Gjykata e Posaçme dëgjoi këtë të premte dëshminë e Ndrekë Prengës, vëllait të Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë në Tiranë 4 vite më parë.

Gjatë rrëfimit të tij në procesin penal ndaj të pandehurve për krimin e rëndë, Ndrekë Prenga ka treguar se në kohën kur Jani u rrëmbye ndodhej në burg në Britaninë e Madhe dhe me të kishte folur vetëm një javë para se të ndodhte ngjarja.

Ai tregon se në burg, e telefonoi një person që iu prezantua si Gentian Funiqi Doçi”. “Me të kam folur me një telefon që e futi brenda në qeli një i dënuar tjetër. Më tha se ishte me origjinë nga Dukagjini. Më kërkoi t’i ktheja “gjënë”, kujton vëllai i të zhdukurit. Sipas Ndrekë Prengës ai nënkuptonte një sasi kokaine prej 260 kilogramë.

“Gentiani më tha se kishte tentuar të fliste dhe më vëllain Astritin, por nuk kishte arritur. I thashë se nuk kam dijeni për cfarë fjalë. Pas kësaj telefonate kam folur më vëllain, por ai më tha se nuk di cka ndodhur”, tregoi ai. vetëm dy ditë më vonë. Ndrekë Prenga deklaroi se nga bashkëshortja e tij, e kishte informuar se Jani ishte marrë peng për drogën.

“Jam përpjekur të kuptoj se cfarë po ndodhte. Pas disa ditësh mësova se bëhej fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port”, theksoi ai.

Gentian Doci Funiqi i kërkoi kthimin e drogës, me qëllim që pengu të lirohej.

“Xhaxhai im dhe një person tjetër shkuan në Shkodër për të takuar babain e Gentian Docit. Ai iu është përgjigjur se nuk mban përgjegjësi se cfarë bën i biri”, kujton më tej Ndreka Prenga.

Më vonë, Ndrekë Prenga është kontaktuar nga një person me emrin Gramoz, që më vonë është identifikuar si Dritan Rexhepi që në atë kohë ndodhej në burg në Ekuador. Edhe ai kërkoi kthimin e drogës, por ndërkohë negocitatat u ndërprenë sepse policia ndërhyri në resortin Golden ku mendohej se mbahej peng Jan Prenga, por nuk e gjeti.

Sipas hetimeve, Astrit Prenga ktheu një pjesë të sasisë së drogës dhe një shumë parash, por vëllai i tij nuk u kthye. Gramoz Rexhepi ndërkohë i tregoi familjes emrat e rrëmbyesve.

SPAK e akuzon Dritan Rexhepin dhe Dritan Funiqin Docin si organizatorë të rrëmbimit të Jan Prengës. Sipas prokurorisë pengu ka ndërruar jetë, por trupi i tij nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve. Për zhdukjen e Jan Prengës u dënua me herët me burg përjetë kopshtari Festim Bexhdili, por Gjykata e Lartë e ka kthyer cështjen për rigjykim në Apel. Dy procese paralele ndërkohë po zhvillohen në GJKKO. Në njërin prej të cilëve po gjykohet Altin Hajri në resortin e të cilit u mbajt pengu para se të zhdukej trupi.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme