Kronika 18 October 2024, 11:47 Nga VNA

Policia çon sërish në SPAK deputetët e opozitës

Ndaje në Whatsapp
Policia çon sërish në SPAK deputetët e opozitës

Policia con në SPAK për hetim deputeten demokrate Elda Hoti që hodhi dje një lëndë të papërcaktuar në Kuvend gjatë seancës plenare. Ndaj saj rëndojnë dyshimet për kanosje dhe shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese. Në SPAK janë dërguar dhe Flamur Noka dhe disa deputetë të tjerë, të cilët sipas policisë kanë kundërshtuar forcat e rendit, por në asnjë moment nuk jepet përgjigje sesi forcat hynë në perimetrin e Kuvendit.

Njoftimi

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

- E. H., 32 vjeçe, për veprën penale "Kanosja" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese";

- F. N., 53 vjeç, B. N., 38 vjeç, G. B., 39 vjeç, D. S., 55 vjeç, L. B., 61 vjeç, dhe S. K., 43 vjeç, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme