Kronika 18 Tetor 2024, 20:48 Nga VNA

GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit që i bënë atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit që i bënë atentat

GJKKO ka dënuar 5 anëtarët e grupit që akuzohen për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Në njoftimin e GJKKO thuhet se Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

Sipas SPAK këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas  atentatit të 1 nëntorit të 2019. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

Njoftimi i GJKKO:

Ramazan Rraja 6 vjet burgim;

Genti Nderjaku 5 vjet e 4 muaj;

Bashkim Haxhija 4 vjet e 8 muaj

Endrit Sinani 4 vjet e 8 muaj;

Julian Pjetri 4 vjet e 4 muaj;

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë

Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të

pandehurve Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe

Bashkim Haxhija”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Elsa

Ulliri, me vendimin Nr. 61, datë 18.10.2024 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ramazan Rraja, akuzuar për

kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të

kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar

kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), për episodet e faktit

penal para ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me

nenet 28/4 dhe 334/1, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të

K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën

akuzohet.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës

penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e

kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të

shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet

e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në

lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre

dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës

penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit

Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës

penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, (për faktin penal të ndodhur në

datë 30.05.2020), parashikuar nga neni 151 pg 1 të Kodit Penal, dhe në bazë

të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës

penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i

municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite e 6 muaj, burgim.

1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës

penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i

municionit”, (për faktin penal të ndodhur në datë 19.04.2023), parashikuar

nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij

me 5 (pesë) vite burgim.

1.6 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri

Ramazan Rraja dënohet me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vite burgim.

1.7 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit

Ramazan Rraja i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht

me 6 (gjashtë ) vite burgim.

1.8 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i

pandehuri Ramazan Rraja do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në

referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për

kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të

kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar

kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe

A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019,

parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal,

dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për

kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni

333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3

(tre) vite burgim.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për

kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të

kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar

kriminal, në dëm të shtetasit/viktimës M.P, parashikuar nga neni 80, në lidhje

me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave

dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për

kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni

333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4

(katër) vite burgim.

2.4 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Genti

Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë)

vite burgim.

2.5 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Genti

Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar

përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

2.6 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i

pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) do të vuhet në një burg të

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a)

të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe

të paraburgosurve”.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Haxhija, për kryerjen e veprës

penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e

kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të

shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet

e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në

lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre

dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

3.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Haxhija, për kryerjen e veprës

penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit

Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

3.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri

Bashkim Haxhija dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vite burgim.

3.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit

Bashkim Haxhija, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht

me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

3.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i

pandehuri Bashkim Haxhija, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në

referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Sinani, akuzuar për kryerjen e

veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer

vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,

në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), për episodet e faktit penal para

ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4

dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me

7 (shtatë) vite burgim.

4.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Sinani, për kryerjen e veprës penale

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal,

dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

4.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri

Endrit Sinani dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vite burgim.

4.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endrit

Sinani, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër)

vite e 8 (tetë) muaj burgim.

4.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i

pandehuri Endrit Sinani, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në

referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Pjetri, për kryerjen e veprës penale

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në

bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të

shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet

e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në

lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre

dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë)vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Pjetri, për kryerjen e veprës penale

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal,

dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

5.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Julian

Pjetri dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite e 6 (gjashtë) muaj

burgim.

5.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Julian

Pjetri, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër)

vite e 4 (katër) muaj burgim.

5.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i

pandehuri Julian Pjetri, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim

të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të

drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara

disponohen si me poshtë:

(i) Sendet e sekuestruara të pandehurit Julian Pjetri, dhe konkretisht:

- Një armë gjahu shotgan, me mbështetëse të zezë, me mbishkrim ****

, e cila

ka në trup numër ****, së bashku me lejen për mbajtje arme gjahu me numër

**** dhe nr. Rregj. ****, në emër të shtetasit Julian Pjetri, sekuestruar të

pandehurit Julian Pjetri, (futur në qesen e provave me numër serial unik ****),

lënë në ruajtje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të konfiskohet.

- Një certifikatë pronësie e auto veturës e markës “Land Rover”, me targa ****

,

t’i kthehet personit që i përket.

- Një prokurë e posaçme me numër **** rep dhe nr. **** kol, datë 18.11.2019,

lëshuar nga notere A.S, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

- Kontratë shitje mjeti numër **** rep, nr. **** kol, datë 04.02.2020, lëshuar

nga noteri M. Y. M, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

- Prokurë e Posaçme me numër **** rep, nr.**** kol, datë 05.02.2020, lëshuar

nga noteri M. Y. M, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

- Një automjet tip auto veture të markës Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë me

targë ****, në pronësi të Julian Pjetri, me numër shasie: **** së bashku me

dokumentacionin e tij, t’i kthehet personit që i përket.

(ii) Sendet e sekuestruara të pandehurit Ramazan Rraja, dhe konkretisht:

- Një armë pistolete marka Rex Delta, ku në trup ka mbishkrimet ****, numër

****

, me një krehër me 8(tetë) fishekë të kalibrit 9 m, sekuestruar të

pandehurit Ramazan Rraja, lënë në ruajtje në Drejtorinë e Policisë Vendore të

Policisë Tiranë, të konfiskohet.

- Lekë shqiptare në vlerën **** lekë dhe **** euro, t’i kthehet personit që i

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

përket.

- Një automjet tip Mercedes Benz me ngjyrë të zezë , i blinduar me targa ****

i cili rezulton i regjistruar ne emër subjektit “Alba Shoes Grup”, lënë në

ruajtje në magazinën AAPSK, do të qëndrojë në ruajtje për interesa të

procedimit penal të ndarë.

- Një certifikatë kontrollit teknik për mjetin me targa **** dhe leja e qarkullimit

për automjetin me numër serie. **** në emër të subjektit “Alba Shoes Grup”

për mjetin me targa ****

, i kthehet prokurorit për interesa të procedimit

penal të ndarë.

- Aparatet telefonike celulare te sekuestruar/të hetuarve, bashkëlidhur në

fashikullin e gjykimit, volumi 8, të qëndrojnë në ruajtje për interesa të

procedimit penal të ndarë.

7. Në referim të nenit 266 pika 2, gërma b), dhe 228, paragrafi 3 të Kodit të

Procedurës Penale, rivënien ne fuqi të masës së sigurimit “Arrest ne burg”

parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të

pandehurve Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija, Genti Nderjaku, Endrit Sinani,

caktuar me vendimin nr. 89 akti, datë 20.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të

Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe ndaj të

pandehurit Julian Pjetri, caktuar me vendimin nr. 96 akti., datë 20.12.2022, të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar.

8. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Organizuar për zbatimin e vendimit.

9. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit

përkatës, në masën **** lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas

procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me

këtë vendim, në mënyrë solidare.

10. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve,

duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Ndaj

pikës 7 të vendimit mund të behet ankim brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja

e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Video

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin Timon të Brazilit, ku një burrë hodhi shkrepësen në tokë pranë një pike karburanti, duke shkaktuar flakë që për pak do ishte kthyer në tragjedi. Pamjet filmike tregojnë momentin kur flaka përhapet me shpejtësi pranë pompave dhe një kamioni që po furnizohej me karburant. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të një punonjësi që përdori menjëherë zjarrfikësin, askush nuk u lëndua. Sipas mediave lokale, punonjësit kishin paralajmëruar më herët klientët të qëndronin larg zonës së rrezikshme gjatë furnizimit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta për mungesën e kujdesit dhe rrezikun që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Nga poshtë ballkonit tek zyra e Ramës- Berisha paralajmëron revolucionin e ri demokrat.

Rama: “Kushtetuesja duhet ta kthejë Veliajn në detyrë, Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë”

Tajfuni Kalmaegi ka goditur tashmë Vietnamin, pas një stuhie të shkatërrimtare që përmbyti Filipinet dhe vrau të paktën 114 persona. Erërat e fuqishme, që arrijnë deri në 149 km/orë (92 mph), kanë shpërthyer në plazhin Quy Nhon dhe në disa provinca të Vietnamit qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke vënë në rrezik jetën e qindra mijëra njerëzve. Përpjekjet e shpëtimit janë intensifikuar me shpalljen e gatishmërisë nga ushtria e Vietnamit, e cila ka dislokuar mbi 260,000 ushtarë dhe më shumë se 6,700 automjete për të ofruar ndihmë pas stuhisë. Aeroportet janë mbyllur dhe disa fluturime janë anuluar për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme