Kronika 19 October 2024, 13:35 Nga VNA

Arrestimi në Itali i Klajdi Merkaj, policia jep detaje

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi në Itali i Klajdi Merkaj, policia jep detaje

Policia e Shtetit jep detaje nga arrestimi në Itali i Klajdi Merkaj, i dyshuar për pastrimin e parave të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lokalizohet dhe kapet në Itali, një shtetas i akuzuar nga SPAK.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme