Kronika 19 October 2024, 10:12 Nga VNA

Përdorte lokalin për shfrytëzim prostitucioni, shkojnë për gjykim

Ndaje në Whatsapp
Përdorte lokalin për shfrytëzim prostitucioni, shkojnë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Y.Xh. dhe H.O. për veprat penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’ parashikuar nga neni 114/1 dhe 115 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të kryera duke përdorur metoda proaktive mbi procedimin penal nr.294, regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, më datë 30.11.2022, rezultoi se shtetasja Y.XH, nëambientet e lokalit të saj të marrë me qera të ndodhur nëlagjen “Apollonia”, Fier ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen H.O, ku kjo e fundit ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3.000-5.000 lekë.

Me vendimin nr.62-2024-41-58 (606) datë 29.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:

 

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe në bazë të nenit 114/1 të K.Penal dënimin e saj me 4 vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe në bazë të nenit 115 të K.Penal dënimin e saj me 2 vjet burgim.
3. Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Y.Xh dënohet me 5 vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës Y.XH i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 3 vjet e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurës H.O për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” dhe në bazë të nenit 113/1 të K.Penal dënimin e saj me 1 vit burgim.
6. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës H.O i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 8 muaj burgim.
7. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme