Kronika 19 October 2024, 15:09 Nga VNA

Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetim për deklaratën, reagon Argita Malltezi: SPAK të sqarojë

Ndaje në Whatsapp
Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetim për deklaratën, reagon Argita

Reagon Argita Malltezi pas kerkesës së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka për të hetuar një deklaratë të saj ku vajza e ish-kryeministrit ka aluduar për një shumë prej 500 mijë eurosh që mund të ketë marrë Gjoka.

Deklata e Argita Malltezit

Jam njohur nga mediat me kallzimin e gjyqtares simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka. Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte:

Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit,

Keqperdorimin e drejtesise. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.

Së treti, akti i zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashiper nje sere veprash penale ne proceduren e ceshtjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P. Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.

Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’i drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme?

A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është rregjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet?

SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj i bëj edhe një here thirrje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje.

Argita Malltezi

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme