Kronika 20 October 2024, 11:13 Nga VNA

Arrestohet Elidon Kotorri, një prej emrave më të njohur të botës së krimit

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Elidon Kotorri, një prej emrave më të njohur të

Arrestohet nga policia Elidon Kotorri një prej emrave më të njohur të botës së krimit. Kotorri është konfliktuar me punonjës të polici.

Ai është liruar para pak kohesh nga burgu pasi vuajti një dënim prej 25 vitesh për vrasje të dyfishtë.

Elidon Kotorri është një emër jo pak i dëgjuar për policinë dhe mediat shqiptare në vitet 2000. Ai u akuzua për vrasjen e tre personave, duke u dënuar me burgim të përjetshëm. Por ai ka lënë qelinë në burgun e Peqinit, pas përfundimit të dënimit me rreth 20 vite heqje lirie. Por si ndodhi ngjarja? Elidon Kotorri u dënua për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u plagos shtetasi Grigor Stefani. Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi viktima Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij, Elton Zajmi. Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit J. C., 23 vjeç, dhe J. H., 22 vjeç, pasi kanë shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi". Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik i gjetën shtetasit J. C., sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. L., 42 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë.    

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme