Bota 2 March 2025, 10:23 Nga VNA

Pentagoni njofton eliminimin e udhëheqësit ushtarak të Al-Kaidës në Siri

Ndaje në Whatsapp
Pentagoni njofton eliminimin e udhëheqësit ushtarak të

Ushtria amerikane njoftoi të shtunën eliminimin e një komandanti të lartë ushtarak të organizatës terroriste Hurras al-Din, një degë siriane e Al-Kaidës e cila njoftoi shpërbërjen e saj në janar.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, CENTCOM, e ngarkuar për forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha përmes një deklarate se më 23 shkurt, forcat e saj “ndërmorën një sulm ajror me saktësi të lartë në pjesën veriperëndimore të Sirisë, duke vënë në objektiv dhe eliminuar Muhammed Yusuf Ziya Talay, udhëheqës i lartë ushtarak i organizatës terroriste Hurras al-Din”.

“Siç kemi thënë në të kaluarën, ne do të vazhdojmë t’i gjurmojmë pa pushim këta terroristë për të mbrojtur atdheun tonë dhe personelin e aleatëve dhe partnerëve amerikanë në rajon”, tha Gjenerali Michael Erik Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, CENTCOM.

Që kur organizata Hurras al-Din njoftoi në fund të janarit se po shpërbëhej, sulmet ajrore amerikane kanë vrarë disa nga udhëheqësit e grupit, sipas njoftimeve nga CENTCOM.

Më 22 shkurt, ushtria amerikane tha se përmes një sulmi ajror kishte eliminuar Wasim Tahsin Bayraqdar, një udhëheqës i grupit të klasifikuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Forcat amerikane ndodhen në Siri si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të krijuar në vitin 2014 për të luftuar xhihadistët e grupit të vetëquajtur Shteti Islamik.

Pasi një aleancë rebele e udhëhequr nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham rrëzoi presidentin Bashar al-Assad dhe mori pushtetin në Damask më 8 dhjetor, organizata Hurras al-Din tha se nuk kishte më nevojë të ekzistonte. Grupi, ku përfshiheshin edhe xhihadistë të huaj, i kishte bazat në pjesën malore të Sirisë veriperëndimore. /VOA/

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme