Bota 1 March 2025, 13:24 Nga VNA

Zelensky në Londër pas takimit të dështuar me Trump

Ndaje në Whatsapp
Zelensky në Londër pas takimit të dështuar me Trump

 

Aeroplani Airbus A319CJ i kompanisë ajrore ukrainase Air Enterprise, që transporton Zelenskyn, po kalon Atlantikun drejt Londrës për një samit me rëndësi të lartë me liderët evropianë dhe ata të NATO-s.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka ftuar më shumë se një duzinë liderësh evropianë për të “shtyrë përpara” veprimet në lidhje me Ukrainën dhe sigurinë.

Zelensky do të takojë Starmerin në Downing Street përpara nisjes së samitit, ndërsa mbetet e paqartë e ardhmja e marrëdhënieve mes Ukrainës dhe SHBA-së.

Disa e quajnë këtë samitin më të rëndësishëm evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Burimi: Reuters

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme