Bota 1 March 2025, 10:49 Nga VNA

Takimi Trump Zelensky/ Analiza e DW: Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë

Ndaje në Whatsapp
Takimi Trump Zelensky/ Analiza e DW: Si mund të vazhdohet pas skandalit

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas e nxjerr jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është mungesë e madhe respekti për këtë vend”, ngriti zërin Donald Trump në kulmin e mosmarrëveshjes. “Vendi juaj është në vështirësi të mëdha”, vazhdoi Trump, duke ia ndërprerë fjalën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe duke shtuar se Ukraina nuk mund t'a fitojë këtë luftë.

Zelensky: Grindja nuk është e mirë për të dyja palëtZelenskyj u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë pas grindjes. Por pavarësisht skandalit në Zyrën Ovale ai dha një intervistë për Fox News, ku theksoi, se marrëveshja e lëndëve të para, sipas përfytyrimit të SHBA nuk ishte e mjaftueshme për të nisur negociatat e paqes me Rusinë. Zelensky theksoi nevojën e garancive të sigurisë nga SHBA. “Kjo lloj grindjeje nuk është e mirë për të dyja palët”, tha Zelensky. “Por unë nuk mund t'a ndryshoj qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë. Ata janë vrasës për ne. Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë, evropianët janë miqtë tanë më të mirë. Putini dhe Rusia janë armiqtë.”

Trump: Zelensky të kthehet kur të jetë gati për paqePara se të nisej për në Florida, ku po kalon fundjavën në Mar-a-Lago, Trump tha se Zelensky mund të kthehej sapo të ishte gati për të bërë paqe: “Ai nuk mund të qëndrojë atje dhe të thotë, Putin këtë dhe Putin atë, ai duhet të thotë, unë dua paqe, nuk dua të vazhdoj më këtë luftë”.

A ka ndonjë perspektivë pas këtij skandali? A mund të llogarisë Ukraina ende me mbështetjen e SHBA-së? A mund të flasin përsëri Trump dhe Zelensky me njëri-tjetrin? Senatori republikan Lindsey Graham dyshon për këtë pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovalle. Ai tha, se Zelensky u soll me mungesë respekti në Zyrën Ovale. “Nuk e di nëse do të jemi në gjendje të negociojmë përsëri me Zelenskyn”, tha Graham. Kurse republikani Mike Lawler shprehet më i përmbajtur: “Mund ta shpëtojmë këtë. Dhe duhet të shpëtohet”, tha Lawler për PBS. Sipas republikanit “dështimi do të ishte katastrofik si për Europën edhe botën e lirë.” Shumë republikanë të tjerë postuan në mediat sociale se Trump kishte demonstruar forcë kundër Zelenskyt.

Demokratët në SHBA kundër TrumpMe zemërim reaguan demokratët në SHBA. Senatori demokrat, Richard Blumenthal i tha CNN: “Ky lloj denigrimi dhe frikësimi nga presidenti dhe zëvendëspresidenti ishte i turpshëm. Ishte si një sulm në pritë.” Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu referuar reagimeve mbështetëse nga Europa për Zelenskyn pyeti në CNN: “Nëse Donald Trump vendos nesër se nuk më intereson Ukraina, nuk më intereson Rusia, nuk më intereson kjo luftë dhe kthen shpinën – kush në këtë planet ka ndonjë shans për t’i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave? Përgjigja është: jo askush.”/DW

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme