Bota 1 Mars 2025, 12:31 Nga VNA

Gjermani, vijojnë negociatat për formimin e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Gjermani, vijojnë negociatat për formimin e qeverisë

“Të hapura dhe konstruktive” – kështu i vlerësuan bisedimet e para konsultativ përfaqësuesit e CDU/CSU dhe SPD. Pak ditë pas zgjedhjeve,Unioni CDU/CSU dhe SPD nisën bisedimet përgatitore për formimin e një qeverie gjermane kristiandemokrate-socialdemokrate. Negociatat filluan shumë më herët nga sa prisnin shumë vëzhgues. Palët kanë rënë dakord që fillimisht të bisedojnë në mirëbesim të plotë dhe të mos publikohen detaje. Çështja e parë ishin financat. Javën e ardhshme palët duan të diskutojnë sërish nëse duan të vazhdojnë diskutimet për formimin e një qeverie federale CDU/CSU dhe SPD. Kjo u bë e ditur nga sekretarët e përgjithshëm të CDU, CSU dhe SPD pas raundit të parë të bisedimeve mes përfaqësuesve të tre liderëve partiakë në Berlin. Kryetari i CDU dhe kandidati për kancelar i Partisë Demokristiane, Friedrich Merz, e ka bërë të qartë disa herë se, duke pasur parasysh sfidat e mëdha, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe synon të formojë qeveri deri në Pashkë (20 prill).

Ish-nënkryetari i SPD-së Ralph Stegner gjithashtu dëshiron negociata dhe një qeveri funksionale sa më shpejt të jetë e mundur: “Duke pasur parasysh situatën globale, ne nuk mund të lejojmë të mendojmë për javë të tëra.” Megjithatë, Stegner theksoi gjithashtu se negociatat do të jenë të vështira sepse qëndrimet e palëve për shumë çështje janë shumë të ndryshme.

Migrimi dhe borxhet e rejaNjë nga çështjet më të vështira në bisedimet paraprake është kërkesa eMerzpër të larguar azilkërkuesit në kufijtë gjermanë. SPD e konsideron këtë të papajtueshme me Kushtetutën gjermane dhe ligjin e BE-së.

Përveç kësaj, CDU/CSU dëshiron të zëvendësojë ndihmat për qytetarët (“Bürgergeld”), siç quhet sistemi i ri i ndihmës për të papunët afatgjatë, i prezantuar nga qeveria e fundit e Olaf Scholz, dhe të heqë plotësisht përfitimet për njerëzit që refuzojnë plotësisht të bashkëpunojnë për të kërkuar një punë. SPD, nga ana tjetër, dëshiron të ruajë ndihmat por gjithashtu të forcojë kontrollet për të siguruar që marrësit të pranojnë realisht punët e ofruara.

Socialdemokratët këmbëngulin edhe për rritjen e pagës minimale në 15 euro. SPD gjithashtu kërkon që në mënyrë të përhershme të sigurojë që niveli i pensioneve të mos bjerë nën 48 për qind të pagës mesatare të punonjësve. Palët kanë pikëpamje të ndryshme edhe për politikën tatimore: Unioni dëshiron të heqë taksën shtesë të solidaritetit për rindërtimin e landeve lindore dhe të rrisë ndjeshëm pragun për normën më të lartë tatimore. SPD nga ana tjetër kërkon të ulë taksat për 95 për qind të taksapaguesve, ndërsa më të pasurit duhet të paguajnë kontribute më të larta. Çështja e rregullimit të mundshëm të limiteve të huamarrjes, e ashtuquajtura frena e borxheve, është një temë tjetër diskutimi. SPD po bën presion për reforma, ndër të tjera, për të lejuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. CDU/CSU deri tani janë kundër ndryshimeve në marrjen e borxheve.

Nëntë negociatorë nga secila palëTë dyja palëtkanë dërguar nga nëntë negociatorë secila. Për SPD-në, liderët e partisë Lars Klingbeil dhe Saskia Esken do të ulen në tryezë, të ndjekur nga ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe ai i Punës Hubertus Heil. Në ekipin negociator janë edhe Sekretari i Përgjithshëm Matthias Miersch, Presidentja e Bundestagut Bärbel Bas, kryeministret e dy landeve Manuela Schwesig dhe Anke Rehlinger, dhe kreu i SPD në NRW, Achim Post. Ndërsa Unionin e përfaqësojnë kryetari i CDU-së Friedrich Merz, kryetari i CSU Markus Söder dhe Sekretarët e Përgjithshëm Carsten Linnemann (CDU) dhe Martin Huber (CSU). Krahas tyre, në tryezë janë edhe Thorsten Frei, Alexander Dobrindt, kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer, nënkryetarja e CDU Karin Prien dhe politikania e CSU-së Dorothee Bär./DW

Video

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Drejt Europës vetëm me përgjigje. Se pyetjet nuk i kemi qejf këto kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme