Kronika 4 April 2025, 15:36 Nga VNA

Pengmarrja në Lezhë/ Shkak, ndërtimi i nje HEC-i

Ndaje në Whatsapp
Pengmarrja në Lezhë/ Shkak, ndërtimi i nje HEC-i

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lezhë, ku një 35-vjeçar u mor peng dhe u dhunua për shkak të një konflikti të nisur rreth ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e Kaçinarit, në Mirditë. Viktima, Dode Gjoka, i cili punon si punonjës sigurie në kantierin ku po ndërtohet hidrocentrali, u mor me forcë nga tre persona dhe më pas u godit në kokë, përpara se të lirohej pranë fshatit Rrasfik.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti kishte nisur më herët me tre shtetas nga fshati Tresh i Lezhës, të cilët ishin kundër ndërtimit të HEC-it në zonë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se midis tyre kishte pasur debate të ashpra për shkak të qëndrimeve të kundërta ndaj projektit. Përplasja verbale është përshkallëzuar në kërcënime dhe më pas në marrjen peng të Gjokës.

Ngjarja ka ndodhur teksa viktima ndodhej pranë zonës ku po kryhen punimet për hidrocentralin. Pasi është futur me forcë në një automjet, ai është dhunuar fizikisht dhe më pas është lënë i lirë kur policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Ndërkohë, tre të dyshuarit janë shpallur në kërkim. Policia ka kryer kontrolle në banesat e tyre, por deri më tani arrestimi i tyre nuk është bërë i mundur. Burimet konfirmojnë se personat në fjalë nuk rezultojnë të kenë precedentë të mëparshëm penalë.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të lokalizuar autorët. Policia e Lezhës bën apel për bashkëpunim me qytetarët për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e të shpallurve në kërkim.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme