Kronika 3 April 2025, 21:21 Nga VNA

Kush i vodhi "sekretet" e SPAK-ut? Klodiana Lala: Histori me prapavijë mafioze! U kontrollua zyra në një kullë...

Ndaje në Whatsapp
Kush i vodhi "sekretet" e SPAK-ut? Klodiana Lala: Histori me

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka folur për skandalin me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë të dhëna hetimore.

Lala tha se ka dyshime që kjo të jetë vepër e një organizate kriminale, ndërkohë që materialet që janë marrë, kanë të bëjnë me hetimet për një politikan, një biznesmen dhe punonjësen e kompanisë së biznesmenit.

"Në 12 mars 2025 sistemet e brendshme të SPAK janë vënë në shënjestër të një hakerimi dhe është synuar të merren dosjet e prokurorëve. Nga hetimet, rezulton se hakerat kanë hyrë në kompjuterat e tre prokurorëve, Enkelejda Millonai që ka dosje të politikës, te prokurorja Elida Karçini dhe Behar Dibra. Këto tre kompjuter nuk kanë qenë të mbrojtur në atë lloj forme sa të mos depërtoheshin nga hakerat. Është synuar edhe hakerimi i kompjuterit të Altin Dumanit, por ka rezultuar se email-i i zotit Dumani nuk ësht hakeruar.  Nga këto tre kompjuter janë marrë disa dojse.

Arnold Rrokaj, ish punonjës i IMT, ka bërë hakerimin përmes pajisjeve. Nga telefoni i Zambak GJonit, ish drejtor i paraburgimit të Vlorës, janë dërguar në të paktën katër persona të tjerë, dy shpërndarje të dosjeve kanë shkuar në adresë të dy gazetarëve.

SPAK e pranon që materialet janë pjesë e dosjeve por jo dosje të plota hetimore. Dyshoj edhe pse nuk është konfirmuar, se ka të bëjë me mosndryshimin e passwordeve në kompjuterat e prokurorëve. Së dyti, punonjësi i IT kur ka patur sinjalizim, kur kishte tentative për tu hapur email jashtë, duhet të bëhej shkëputje totale. Mendoj se SPAK duhet të japë shpjegim dhe të ketë detajime dhe hetim të plotë.

Nuk e shoh si histori të Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonajt. Po në këtë emision kam thënë, që në SPAK po zhvillohet një ngjarje, që jo për nga personazhet por nga mënyra si veprohet është tërësisht mafioze. Këtu është thelbi i kësaj gjëje.

Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish ministri, që është deputet aktual. Një biznesmeni dhe një punonjëse në kompaniën e këtij biznesmeni.

Pavarësisht se materialet janë sensitive, nuk është e gjithë dosja hetimore. Se një dosje mund të ketë 70 fashikuj. Pra janë marrë materiale hetimore, por jo e gjithë dosja.

Është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Zyra në një nga kullat në Tiranë. Është bërë kontroll në këtë zyrë. Pajisjet po kqyren nga prokurorët. Nuk mund ta them se ku, në këtë mënyrë mund të dëmtojmë një hetim, nuk e shoh si një histori të dy zyrtarëve. E shoh si histori mafioze, me qëllime të përcaktuara, shkatërrimi i reputacionit të SPAK, lufta e klaneve brenda mazhorancës Të gjithë persoant rezultojnë të lidhur me një eksponent të lartë të PS. SPAK të na thotë nëse është i përfshirë.

Nuk është histori e Arnoldit dhe Zambakut, por më e lartë nga një grup i strukturuar mafioz, me prapavijë dhe qëllime mafioze. Sa do të shkojë SPAK te kreu i grupit, të na e thonë prokurorët. Ku kanë përfunduar materialet? A ka ndërhyrje? A janë përdorur shtanzhi?

 

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme