Kronika 2 April 2025, 22:49 Nga VNA

Hakimi i IT së SPAK/ Klodiana Lala: Kontrolle janë bërë edhe në banesën e një zyrtari të lartë. Një sekretar i një ministrie është thirrur pasi ka shpërndarë materialet

Ndaje në Whatsapp
Hakimi i IT së SPAK/ Klodiana Lala: Kontrolle janë bërë edhe

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje të tjera në emisionin “Opinion” për hakimin që i është bërë IT-s të SPAK. Lala tha se përveç dy personave që janë të arrestuar, kontroll është bërë edhe në zyrën dhe në banesën të një zyrtari të lartë.

Ajo gjithashtu tha se në SPAK është thirrur edhe një sekretar i përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje të këtyre materialeve. Kontrolle sipas Lalës janë bërë edhe në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare.

“Deri tani janë dy persona të arrestuar. Është një zyrtar i lartë, nuk mund ta bëj publik emrin. Është një zyrtar i lart i cili i është kontrolluar zyra dhe banesa. Sepse ata kanë shpërndarë. Është thirrur edhe një sekretar i përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh. Zyrtar i një ministrie që ka shpërndarë materialet e SPAK-ut dhe që është kqyr telefoni dhe është bërë edhe, sigurisht janë marrë të dhënat. Po ashtu është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj, i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare. Në këndveshtrimin tim, të dy personat e arrestuar mendoj që janë thjesht të një pjesë e hallkës, ose njerëzve të cilët janë pjesa e fundit e gjithë kësaj. Unë mendoj që aty bëhet fjalë për një skemë mafioze, që sigurisht ka një mendje shumë të thellë dhe që kjo çështje do të ishte për shantazh jo vetëm ndaj njerëzve të politikës por edhe ndaj njerëzve të biznesit. Dhe që sigurisht mund të përdoreshin për gjobvënie, mund të përdoreshin për shantazh në fushatë zgjedhore, mund të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e SPAK-ut, për të dëmtuar prokurorë të caktuar” – tha Lala.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme