Kronika 2 April 2025, 16:25 Nga VNA

SPAK: Abuzoi me fondet e SASPAC, 6 akuza për ish-ministrin Beqaj

Ndaje në Whatsapp
SPAK: Abuzoi me fondet e SASPAC, 6 akuza për ish-ministrin Beqaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar gjykimin e 11 të pandehurve për procedimin penal nr. 190, viti 2023, lidhur me keqpërdorimin e fondeve të SASPAC. Hetimet zbuluan një seri akuzash për korrupsion pasiv dhe aktiv, mashtrim, falsifikim dokumentash, dhe shkelje të rregullave të prokurimit. Ndër të pandehurit janë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe disa individë të tjerë të përfshirë në procedura prokurimi fiktive, të cilat synonin përfitime të paligjshme. Po ashtu, Beqaj akuzohet për fshehje të pasurive dhe deklarim të rremë. Pasuria e tij dhe e të pandehurve të tjerë është sekuestruar nga SPAK.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme