Kronika 2 April 2025, 15:23 Nga VNA

Raporti vjetor i SPAK: Hetime për 844 persona, 16 grupe kriminale të identifikuara

Ndaje në Whatsapp
Raporti vjetor i SPAK: Hetime për 844 persona, 16 grupe kriminale të

Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2024, duke evidentuar goditjet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Sipas SPAK, gjatë vitit të kaluar janë hetuar 844 persona, nga të cilët 412 janë arrestuar me masë sigurie “arrest me burg”, ndërsa 34% e çështjeve janë dërguar për gjykim.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar hetimeve për krimet zgjedhore (43 procedime) dhe veprat terroriste (29 procedime). Po ashtu, raporti tregon se janë ekzekutuar mbi 2000 vendime gjykate dhe janë identifikuar 16 grupe kriminale të rrezikshme, 9 prej të cilave falë dekriptimit të aplikacionit Sky ECC.

Në raport nënvizohet se gjatë vitit 2024 janë përdorur përgjime në 163 procedime penale, me një total prej 3096 numrash telefoni të përgjuar, një shifër më e ulët krahasuar me vitin 2023.

SPAK gjithashtu ngre shqetësimin për presionet e jashtme nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, të cilat cenojnë pavarësinë e institucionit dhe efektivitetin e hetimeve. Në këtë kontekst, raporti thekson nevojën për një reagim të koordinuar mes institucioneve për të garantuar mbrojtjen e prokurorëve dhe integritetin e procesit hetimor

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme