Kronika 1 Prill 2025, 12:42 Nga VNA

Refuzoi parfumin 37 mijë lekësh, prokurorja e Elbasanit i shpëtoi akuzës për korrupsion. GJKKO pushoi çështjen

Ndaje në Whatsapp
Refuzoi parfumin 37 mijë lekësh, prokurorja e Elbasanit i shpëtoi

Një prokurore e Elbasanit, e cila është hetuar për një kohë të gjatë nën dyshimet për korrupsion, është liruar nga çdo dyshim, pasi Gjykata e Posaçme e ka pushuar çështjen penale ndaj saj dhe personave të tjerë. Glenda Zeneli u hetua pasi oficeri i policisë gjyqësore Arben Kotollaku i kishte dhuruar një parfum me vlerë 37 mijë lekë të vjetra, por prokurorja e kishte refuzuar dhuratën.

Dyshimet e para ishin se dhurata mund të ishte bërë për favorizimin e një të pandehuri për drejtim mjeti në gjendje të parregullt, por kjo rezultoi e paprovuar.

Zanafilla e historisë

Më 25.09.2023, në Elbasan është arrestuar nga policia Ismail Qo. për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Për hetimin e çështjes është caktuar prokurorja Glenda Zeneli.

Ajo ka kërkuar në gjykatë caktimin ndaj Ismail Q. të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, kërkesë e cila është miratuar nga gjykata.

Pak më shumë se dy muaj pas kësaj vendimmarrjeje, më 04.12.2023, në zyrën e prokurores Glenda Zeneli është paraqitur oficeri i policisë gjyqësore Arben Kotollaku. Rreth orës 11:00, ndërkohë që prokurorja po dilte nga zyra për të shkuar në një seancë gjyqësore, oficeri i policisë gjyqësore Arben Kotollaku është futur në zyrën e saj dhe ka nxjerrë një send nga xhepi, duke i thënë prokurores se e ka nga Ismail Q. Pavarësisht se prokurorja Glenda Zeneli e ka refuzuar, Arbeni e ka lënë mbi një nga mobiljet e zyrës dhe është larguar me nxitim.

Prokurorja e ka ndjekur për ta arritur duke mbajtur në dorë sendin, por nuk ka mundur ta kapë.

Më pas ka shkuar në gjykatë dhe, pasi është kthyer në zyrë, ka njoftuar oficerin e policisë gjyqësore Arben Kotollaku nëpërmjet telefonit, duke i kërkuar të paraqitet në zyrën e saj.

Oficeri është paraqitur në zyrën e prokurores Glenda Zeneli dhe kjo e fundit i ka thënë që të priste derisa ajo të përpilonte vendimin e refuzimit të dhuratës, bazuar në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar.

Pasi ka përpiluar vendimin, i ka thënë Arbenit të ekzekutonte vendimin, të merrte pas sendin e dhuruar dhe të dy e kanë nënshkruar atë.

Dëshmia e Arben Kotollakut

Oficeri Kotollaku ka deklaruar se nga viti 2017 ushtron detyrën e specialistit dhe oficerit të policisë gjyqësore në Sektorin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, detyrë që e mban aktualisht. I pyetur lidhur me parfumin që i ka lënë në zyrë prokurores Glenda Zeneli, ai shpjegoi se parfumin në fjalë e kishte blerë bashkëshortja e tij për vajzën e vogël. Vlera e këtij parfumi ishte 5.000 lekë dhe ajo e kishte blerë me ulje, në vlerën 3.700 lekë.

Duke qenë se vajzës nuk i ka pëlqyer parfumi, bashkëshortja ia ka dhënë atij dhe ai e mbante në çantë këtë parfum, duke pasur në mendje që t’ia jepte dikujt si dhuratë. Këtë parfum ia ka dhënë prokurores Glenda Zeneli, duke qenë se kishte krijuar respekt për korrektësinë e saj në punë, por jo për t’i kërkuar favore.

Ai sqaroi se e ka lënë parfumin në zyrën e prokurores, ndonëse ajo e ka refuzuar. Më pas, ajo e ka telefonuar dhe ai është kthyer në zyrën e saj pas rreth një ore, ku prokurorja i ka tërhequr vëmendjen për veprimin që kishte bërë.

Ai ka firmosur procesverbalin për kthimin e sendit, por pa e lexuar.

Shtetasi Arben Kotollaku ka marrë parfumin, është larguar dhe nuk mban mend se ku e ka lënë atë.

Ai ka sqaruar gjithashtu se këtë parfum nuk e ka dhënë në emër të të hetuarit Ismail Q., apo në emër të ndonjë personi tjetër.

Pas kësaj dite, ka pasur komunikime normale me prokuroren.

Dëshmia e shoferit

Në deklarimet e tij, Ismail Q. ka thënë se as nuk i ka kërkuar oficerit të policisë gjyqësore të bëjë ndonjë ndërhyrje te prokurorja për ta ndihmuar apo favorizuar, dhe as i ka dhënë apo premtuar ndonjë shumë monetare.

Po ashtu, ai deklaron se nuk i ka dhënë ndonjë parfum oficerit, me qëllim që më pas t’ia japë prokurores.

Arsyetimi

Gjykata ka arsyetuar se nuk rezulton që parfumi t’i jetë dhënë prokurores si shpërblim për një kërkesë që do të pasonte për të kryer ose jo një veprim që lidhet me detyrën e saj, apo për të mos e përmbushur këtë detyrë sipas ligjit.

Gjithashtu, rezulton se jo vetëm nuk ka asnjë bisedë të mëparshme midis prokurores Glenda Zeneli nga njëra anë dhe shtetasve Ismail Qoshku e Arben Kotollaku nga ana tjetër, në mënyrë që prokurorja të lehtësonte pozitën procedurale të personit nën hetim Ismail Qoshku, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur as në momentin e dorëzimit të sendit, në rastin konkret të parfumit.

Jo vetëm që në rastin konkret nuk është arritur një marrëveshje e tillë, por nga ana e shtetasit Arben Kotollaku, është dorëzuar sendi pa u kërkuar nga prokurorja që kjo e fundit të kryejë ose mos kryejë ndonjë veprim që lidhet me detyrën e saj, veçanërisht në dosjen që ajo po hetonte në ngarkim të shtetasit Ismail Qoshku.

Nga sa më sipër, nuk është provuar qëllimi i dhënies së sendit prokurores nga shtetasi Arben Kotollaku, si dhe nga hetimi nuk është arritur të provohet që parfumi në fjalë i është dhënë shtetasit Arben Kotollaku nga shtetasi Ismail Qoshku.

Nga kqyrja e telefonit dhe pamjet filmike

Është administruar vendimi i refuzimit të dhuratës, përpiluar nga prokurorja Glenda Zeneli, nga përmbajtja e të cilit rezulton se më 04.12.2023, në ambientet e kësaj prokurorie është paraqitur oficeri i policisë gjyqësore Arben Kotollaku, i cili ka dorëzuar një dhuratë (parfum) i futur në një qese të zezë, me emërtimin “Labnoz”, në emër të personit nën hetim Ismail Qoshku, ofrim i bërë pa dijeninë dhe vullnetin e prokurores.

Për sa më sipër, prokurorja Glenda Zeneli ka vendosur refuzimin e dhuratës dhe kthimin e saj ofruesit.

Nisur nga sa më sipër, Gjykata e Posaçme e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes, me arsyetimin se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme