Kronika 31 March 2025, 09:30 Nga VNA

Rrëfehen miqtë e 24-vjeçares që u vra në Shqipëri: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se ajo tregonte të vërtetën

Ndaje në Whatsapp
Rrëfehen miqtë e 24-vjeçares që u vra në

Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer së fundmi shkakun që sipas tyre i ati i saj e ekzekutoi me thikë të renë.

Për News 24 ata kanë rrëfyer se nëna e Rayan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte.

Sipas tyre nëna e 24-vjeçares ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën.

Ata kanë shpjeguar se prindërit e 24-vjeçares kanë inskenuar gjithçka duket menduar se nëse vrasja do të kryhej në Shqipëri, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën.

“Ryan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në BalkanWeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë”, thanë ata.

Ndërkohë, më tej ata kanë bërë me dije se nëna e Rayan Alwan dy ditë më parë kishte njoftuar familjen në Liban se 24-vjeçarja kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani.

“Nëna e saj, dy ditë më parë, njoftoi familjen e saj në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Kjo është arsyeja pse ne nisëm të dyshonim dhe nisëm të kërkonim në internet, derisa hasëm në lajmin e publikuar nga ju. Ajo po ua fsheh krimin të gjithëve, por ne kemi zbuluar të vërtetën. Thjesht duam që të gjithë ta dinë se nëna dhe babai i saj ishin ata që e vranë. Ne duam vetëm trupin e saj që ta varrosim në Berlin”, u shprehën ata,  ndërkohë theksojmë se 24-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme