Kronika 30 March 2025, 13:37 Nga VNA

Detajet e aksionit ndaj motrave Nikolli/ Nga sekuestrimi i celularëve te kontrolli në shtëpinë e tyre dhe atë të prindërve. Akuzat e Xhovana dhe Alda Nikollit ndaj Nuredin Dumanit

Ndaje në Whatsapp
Detajet e aksionit ndaj motrave Nikolli/ Nga sekuestrimi i celularëve te

Motrat Xhovana dhe Alda Nikolli vijojnë të akuzojnë Nuredin Dumanin, si porositës të vendosjes së tritolit në derën e apartamentit të tyre në Elbasan, me 14 korrik 2024 ku nga shpërthimi humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person krejt i pafajshëm.

Kur policia zbarkoi në Elbasan për të ushtruar kontroll në shtëpinë e dy motrave, por edhe në apartamentin e prindërve të tyre, Xhovana dhe Alda sipas burimeve shpërthyen në akuza ndaj Dumanit.

Më pas, ata iu bindën urdhrit të policisë dhe hetuesve të BKH-së për të dorëzuar celularët dhe bashkë me babain e tyre. Motrat bashkë me babain u ndaluan në momentin kur u ngjitën në një automjet BMV ngjyrë gri. Forcat e policisë më pas ushtruan kontroll në banesën e tyre dhe të prindërve, atje ku u mor dhe celulari i nënës së tyre.

Këto veprime hetimore, me vendim të Gjykatës së Posacme vijnë 9 muaj pas krimit të rënda, kur hetuesit kanë arritur në konkluzionin se Xhovana dhe Alda Nikolli, kanë dijeni për urdhëruesit e krimit dhe refuzojnë të bashkëpunojnë.

Shpërthimi në derën e apartamentit të tyre ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut të vitit të kaluar ku për fat të keq, dera e banesës së familjes Thomaraj, u shembe dhe goditi Enea Thomaraj 29 vjec. Ai mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë 3 muaj më vonë në spitalin e Traumës. Xhovana Nikolli është e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli (Xhanej). Ndërsa Alda Nikolli, nënë e një fëmije të mitur, deklaroi publikisht se ishte në një lidhje intime me Nuredin Dumanin, i penduar i drejtësisë. SPAK po heton për të zbardhur se kush e vendosi tritolin në apartementin e tyre, ku viktimë mbeti një i pafajshëm dhe cilat janë motivet.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme