Kronika 29 March 2025, 18:44 Nga VNA

“SKY ECC”, bën gjëmën,  arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë

Ndaje në Whatsapp
“SKY ECC”, bën gjëmën,  arrestohet politikani

Politikani 27-vjeçar shqiptar, Amarildo Vllazeria, ka rënë në prangat e policisë belge pas një operacioni anti-drogë, të iniciuar nga zbulimi i bisedave në “Sky ECC”. Vllazeria, i cili rezulton të jetë ish-Kryetari i Komunës Mortsel në Belgjikë, u arrestua si pjesë e një hetimi të nisur pas mesazheve të hakuara nga platforma famëkeqe “Sky ECC”. 27-vjeçari me origjinë shqiptare është liruar me kushte pas marrjes në pyetje, ndonëse prokuroria publike thotë se ka indikacione të rënda për fajësi. Banda e shënjestruar mësohet se është përfshirë në import dhe eksport të drogës si dhe transportin e tyre në periudhën 2020-2021. Një kontroll shtëpie është bërë edhe pranë qytetit Mortsel. Ish-kryetari nuk u rizgjodh këtë mandat legjislativ, por do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje për disa muaj, duke zëvendësuar një koleg partiak. Kjo nuk ndodhi për shkak të arrestimit. “Të tre personat e arrestuar, janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në importin dhe tranzitin e kokainës përmes portit të Antëerpit”, konkludoi policia nga mesazhet e deshifruara të bisedës. Ata u arrestuan pasi policia kreu pesë kontrolle në shtëpi. Gjithashtu janë sekuestruar mallra të ndryshme luksi, telefona dhe një shumë prej 9 mijë eurosh. Bashkia e Mortsel u kontrollua gjithashtu.

Amarildo Vllazeria është këshilltar bashkiak që nga viti 2018 dhe në tetor 2023 u bë kryetar komune në Mortsel. Ai ishte gjithashtu kryetar i komitetit special të shërbimeve sociale në atë kohë dhe ishte anëtar i këshillit të policisë. Policia beson se Vllazeria dhe dy burrat e tjerë janë përfshirë në importimin e të paktën 150 kilogramëve kokainë në vitet 2020 dhe 2021. Ata gjithashtu thuhet se kishin planifikuar ta transportonin drogën jashtë vendit me automjete me ndarje të fshehura. U fol edhe për ngritjen e një plantacioni kanabisi. Tashmë policia po heton ndër të tjera nëse Vllazeria ka abuzuar me detyrën në bashki për këtë qëllim.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme