Kronika 31 March 2025, 19:07 Nga VNA

Arrestohet Edmir Duraku, djali i biznesmenit Shyqyri Duraku, për posedim kokaine

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Edmir Duraku, djali i biznesmenit Shyqyri Duraku, për posedim

Edmir Duraku, djali i biznesmenit të njohur, Shyqyri Duraku, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur me një sasi kokaine.

Burime policore kanë qenë tejet të rezervuara për të dhënë detaje rreth arrestimit. Edmir Duraku u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës, dhoma penale për masë sigurie. Ai është djali i biznesmenit Shyqyri Duraku, që zotëron pesë kompani, kryesisht në fushën e përpunimit të naftës, por edhe të hoteleri-turizmit, njëherazi edhe vëllai i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Gerta Duraku.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme