Kronika 31 March 2025, 15:21 Nga VNA

Ra në prangat e policisë, kush është "Titi", i shumëkërkuar në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Ra në prangat e policisë, kush është "Titi", i

Policia e Fierit ka arrestuar Alesio Xhelon, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet greke. Ai ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore 24 orë, për akuzat e trafikut të armëve, largimit nga vendi i qëndrimit, rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit, si dhe për tentativë vrasjeje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ndërsa ishte në këtë masë sigurie, ai ka kërcënuar me sharje dhe ofendime një punonjës të Forcës Kombëtare të Sigurisë, i cili ishte në shërbim për mbikëqyrjen e 40-vjeçarit. Për këtë arsye, ai është vënë në pranga.

Alesio Xhelo, i njohur si "Titi", është i shumëkërkuar në Greqi, pasi në vitin 2019 u arratis nga burgu në shtetin helen, duke marrë peng një police. Ai u arrestua në Vlorë, duke u kapur me armë pa leje, dhe në tetor të po atij viti u vendos në arrest shtëpie, pasi ende nuk është marrë vendim për ekstradimin e tij.

Xhelo është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, dhunimin e gruas së një diplomati dhe për shkëmbim zjarri me policinë. Grupi kriminal i 40-vjeçarit, i cili njihet edhe me emrin Astrit Hasani, ka kryer aktivitetin e tij në zonën e Zografos, në Athinë.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme