Kronika 31 March 2025, 12:49 Nga VNA

Inskenoi vdekjen e tij për t’iu shpëtuar borxheve, biznesmeni Davide Pecorelli pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin

Ndaje në Whatsapp
Inskenoi vdekjen e tij për t’iu shpëtuar borxheve, biznesmeni

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.

Vendimi përfundimtar është marrë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio, pasi gjykata e Apelit e Perugias dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit në maj të vitit të kaluar. 

Në një reagim për "Il Messaggero Umbria", biznesmeni Pecorelli ka deklaruar se nuk do ta apelojë vendimin.

"Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara.

Po mendoj të mos apeloj në TAR të Lacios, duke qenë se probabiliteti i ulët i suksesit, preferoj të shkoj në Shqipëri", ka thënë ai. 

Biznesmeni do të merret në paraburgim nga policia shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku mund të vendoset një dënim alternativ gjatë 48 orëve të para të paraburgimit, në pritje të procesit të apelimit. 

Por pavarësisht nga të gjitha këto, jeta e Pecorellit ndërkohë ka marrë një kthesë shumë specifike: ai është martuar me një shtetase shqiptare, merret me mallra luksi dhe kërkon të marrë nënshtetësinë e vendit ballkanik. Por fillimisht duhet të zbardhen detajet e dënimit me 4 vite dhe ekstradimit. 

Në Shkurt të vitit 2024, Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg për Davide Pecorellin për kryerjen e disa veprave penale:

"Mashtrim" kryer në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" si edhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Në Prill të vitit të kaluar, gjykata e Shkodrës e dënoi atë me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.

Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

Kur të gjithë e dinin të vdekur, Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar", tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme