Kronika 31 March 2025, 14:24 Nga VNA

Fier/Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Ndaje në Whatsapp
Fier/Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet 40-vjeçari me

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin, A. Xh., banues në Fier, i cili kishte një masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe ishte nën mbikëqyrje policore 24 orë. Ai u arrestua për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë. Shtetasi A. Xh. kanosi, ofendoi dhe kërcënoi një punonjës të Policisë së Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim dhe mbikëqyrte këtë shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme