Kronika 2 April 2025, 14:54 Nga VNA

Goditet grupi i grabitësve në Fushë-Krujë, tre në pranga, tre në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Goditet grupi i grabitësve në Fushë-Krujë, tre në

Policia e Fushë-Krujës ka zbuluar dhe goditur një grup kriminal të dyshuar për disa vjedhje të ndodhura gjatë këtij viti.

Në pranga kanë rënë Aleksandër Bushgjoka, 24 vjeç, i cili ishte në kërkim edhe për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, si dhe Gani Lamaj, 33 vjeç, dhe Kriste Bushgjokaj, 29 vjeç. Ky i fundit u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të marrë me qira, që dyshohet se është përdorur në grabitjet e kryera.

Një tjetër anëtar i grupit, Admiral Murataj, ndodhet tashmë në burg, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, grupi ka kryer disa vjedhje në datat 27 dhe 28 mars, duke grabitur 16,000 lekë në një pikë transfertash dhe 21 celularë në një dyqan.

Policia ka sekuestruar një automjet si provë materiale dhe po vijon hetimet, duke analizuar telefonat e të arrestuarve për të identifikuar të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme