Kronika 3 April 2025, 15:50 Nga VNA

Pengmarrja në Lezhë, Policia njoftim zyrtar! Viktima në spital, 3 autorët në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Pengmarrja në Lezhë, Policia njoftim zyrtar! Viktima në spital, 3

Një 35-vjeçar është rrëmbyer me forcë pas një konflikti fizik në vendparkimin e një lokali në aksin Lezhë-Milot. Dod Gjoka dyshohet se u dhunua dhe më pas u mor me automjet nga tre persona, të cilët janë identifikuar si K. P., B. V. dhe Xh. E., banues në fshatin Tresh.

Policia ngriti pika kontrolli në disa akse rrugore dhe, nën presionin e kontrolleve intensive, autorët dyshohet se kanë lënë të lirë viktimën, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa forcat e rendit po punojnë për kapjen e autorëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme