Kronika 4 April 2025, 15:01 Nga VNA

Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Martin Canit

Ndaje në Whatsapp
Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Gjykata e Lartë rrëzon

Mario Perlleshaj, autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, do të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga i mituri, i cili ndodhet në paraburgim që prej nëntorit të vitit të kaluar. Kjo ishte hera e tretë që Perlleshaj kërkonte lirimin nga masa e sigurisë, pas refuzimeve edhe në dy shkallët e mëparshme të gjyqësorit.

Ndërkohë, dosja ndaj tij tashmë është mbyllur dhe Gjykata ka marrë zyrtarisht të pandehur Mario Perlleshajn. Nga hetimet dhe analizimi i fakteve është provuar se ai ka konsumuar veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj Martin Canit, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë në ambientet e shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme