Kronika 4 April 2025, 08:42 Nga VNA

Si oficeri i RENEA-s njoftonte Durim Bamin për aksionet e policisë – Zbardhen detaje për aktivitetin e lojërave të fatit

Ndaje në Whatsapp
Si oficeri i RENEA-s njoftonte Durim Bamin për aksionet e policisë

Ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina, i cili ishte në kërkim nga SPAK, përfundoi në prangat e policisë. Policia ndaloi edhe një 25-vjeçar që e ndihmonte të shumëkërkuarin, teksa ai jetonte në arrati. Altin Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK, pasi nga hetimet rezulton se bashkëpunonte me të fortin e Niklës, Durim Bami, në trafikun e drogës. Në dosjen hetimore rezulton se Morina, po ashtu, e informonte të fortin e Niklës për operacionet e policisë.

“Më datë 23.01.2021, në orën 15:32, shtetasi Durim Bami komunikon me shtetasin Altin Morina. Ky i fundit i tregon se ishte bërë merak për Durimin pasi i kishte shkruar 100 herë dhe natën që erdhi RENEA, pasi e kishin lajmëruar çunat e RENEA-s që do shkonin te shoku i tij, Durim Bami. Më pas i tregon se kishte shkuar të takonte dhe kushëririn që ka lokalin te oxhaku për ta lajmëruar, por nuk e kishte gjetur,” thuhet në dosje.

Në dokumentin e SPAK rezulton se Bami komunikon në mënyrë të vazhdueshme, madje ish-oficeri i RENEA-s e porosit Durimin të mos flasë në celular ai dhe as njerëzit e tij, pasi ka një hetim për të dhe janë në përgjim.

Në orën 21:06, Altini i thotë Durimit që sapo kishte folur me dikë, i cili i kishte thënë se ka një procedim dhe se e ka në përgjim, por nëse do donte mund ta shmangte. Këtij personi, Altini i kishte thënë që ta lëshonte, pasi kishte një detyrim dhe se do shkonte ta takonte. Ky personi i kishte thënë Altinit që të porosisë të gjithë që të mos flasin në telefon, pasi janë të gjithë në përgjim. Altini i tregon Durimit se kur të shkojë ta takojë nga afër, pasi nuk flasin në telefon se kanë frikë, do të bëjë gati dhe një “kafe” që t’i tregojë.

Durimi i thotë Altinit se informacioni që ai kishte ishte në lidhje me xhamat e zinj dhe me kontrollin e makinës nëse ishte e rregullt, por Altini i përgjigjet se është kombinacion për të futur ndonjë përgjues në makinë. Gjithashtu, Altini porosit Durimin që njerëzit e tij nuk duhet të flasin as në celular dhe as në ambiente të tjera derisa të marrin vesh se për çfarë bëhet fjalë. Në këto momente, Altini përsërit faktin se kur ta takojë atë personin, do t’i çojnë ndonjë “kafe” dhe t’i sqarojë më tepër, dhe se bëhet fjalë për shefin e komisariatit nr. 2, që është dhe njeriu më i besuar dhe i ngushtë i Drejtorit të Përgjithshëm.

Referuar verifikimeve të kryera, rezulton që në periudhën kohore kur janë kryer komunikimet, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është shtetasi Ardi Veliu”, thuhet në dosje.

Sipas SPAK, Altin Morina dhe Durim Bami bashkëpunonin edhe për lojërat e fatit.

“Durim Bami komunikon me shtetasin Altin Morina, i cili i thotë që të fusin disa kompjutera të mëdhenj kazinosh në 2 pika në Fushë-Krujë, duke shtuar se do flasë që ta mbyllë dhe me ‘shtet’,” theksohet në dosje.

Më tej, Morina e garanton Bamin se do ta zgjidhë me shefat e policisë.

“Durim Bami komunikon me shtetasin Altin Morina dhe diskutojnë sërish në lidhje me kompjuterat e kazinosë. Altini i thotë se do të flasë me shefin e komisariatit të Krujës dhe do të hapin dy pika, një në Fushë-Krujë dhe një në Nikël,” theksohet në dosje.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme