Kronika 4 April 2025, 15:21 Nga VNA

Zbardhet skema e trafikut të drogës mes Durim Bamit dhe Altin Morinës

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet skema e trafikut të drogës mes Durim Bamit dhe Altin

Ish-oficeri i RENEA-s, Altin Morina, që u arrestua pas muajsh në arrati, bashkëpunonte me Durim Bamin në trafikun e drogës.

“Durim Bami ka pasur rolin e organizatorit në lidhje me kultivimet e bimëve narkotike në parcela të ndryshme në zonën e Bashkisë Krujë, në pajisje dhe burime njerëzore.

Shtetasi Altin Morina ka pasur rolin e garantorit kundrejt pagesave të ndryshme monetare në rastet e kultivimit nga persona të tretë dhe rolin e bashkëpunëtorit në rastet kur shtetasi Durim Bami kultivonte bimë narkotike.

Shtetasi i paidentifikuar deri më tani, me nofkën “Drejtori”, ka pasur rolin e garantorit kundrejt pagesave të ndryshme monetare në rastet e kultivimit nga persona të tretë dhe rolin e bashkëpunëtorit në rastet kur shtetasi Durim Bami kultivonte bimë narkotike”, thuhet në dosje.

“Durimi pyet Altinin nëse do bëjnë ndonjë lek këtë vit me hashashin, pasi të tjerët po punojnë dhe se duhet të flasin me kryetarin që t’i mbrojë, pasi gjërat janë gati dhe se Durimit po i vijnë njerëz përditë”, theksohet më tej.

Në dosje rezulton se Durim Bami komunikon për çdo detaj me Morinën.

“Durim Bami komunikon me shtetasin Altin Morina, të cilit i thotë se do t’i çojë një lokacion tjetër pasi po shkonte tek serat, dhe më pas i kërkon që t’i thotë drejtorit që t’i nxjerrë ndonjë dokument për të lëvizur jashtë orarit, se në këtë mënyrë mund të takohen dhe vetë në darkë. Në orën 12:22, Durimi i dërgon dy foto me një lokacion që është fshati Qerek”, theksohet në dosjen e SPAK.

Më vonë, Bami informon Altin Morinën për një tjetër lokacion të mbjelljes së hashashit, i cili është në malin e Gamnit, lart fare, në Qafë-Shtamë.

“Më datë 19.04.2020, në orën 13:32, Durimi i tregon Altinit se kishte gjetur një vend shumë të mirë për të mbjellë 1.000 rrënjë hashash, në Çudhi-Zall, Gurrel, pikërisht në vendin ku kishin çuar një person si shef zone. Në lidhje me këto vende dhe vende të tjera që Durimi do t’i tregonte të nesërmen, i kërkon Altinit që t’ja tregojë drejtorit. Durimi i dërgon Altinit dy foto lokacioni, në Shkretë, në malësi lart, ku do mbillen 1.000 rrënjë hashash”, theksohet më tej.

Bami dhe Morina bisedojnë për vendet ku do të mbillet hashashi dhe sesi do të ndahen përfitimet.

“Durimi i dërgon një letër të shkruar me shkrim dore rrënjët për të cilat do të marrë 5.000 euro, 2.000 copë në Zahari, 13 serat ku mbaron asfalti në Kurcaj, 1.000 në Çudhi-Zall dhe 1.000 në Shkretë, tek Mali i Skënderbeut”, thuhet në dosje.

Këto janë vetëm disa nga bisedat e zbuluara në Sky ECC, por që dëshmojnë edhe inkriminimin e zyrtarëve të policisë dhe përfshirjen e tyre në aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme